E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Celesi i integrimit, mbyllja e reformave"

Menyra me e thjeshte per te realizuar integrimin e Shqiperise ne strukturat e NATO-s dhe Bashkimit Evropian eshte duke cuar perpara reformat. Kete vleresim ka dhene Bernd Borchardt, ambasador i Republikes Federale te Gjermanise, ne nje interviste per tv Klan, dhene gazetares Desada Metaj. Z. Borchardt ndalet dhe ne zhvillimet e fundit qe lidhen me tragjedine e Gerdecit dhe tregon marredheniet e tij me Shqiperine.

Ne kuadrin e integrimit te Shqiperise ne NATO, cili eshte mendimi juaj mbi ecurine e reformave te qeverise dhe Forcave te Armatosura?

Ministri i Jashtem gjerman, Frank Valter Steinmeier, e ka shprehur mjaft qarte, se ne do te angazhohemi, qe Shqiperia, Kroacia dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonise te ftohen gjate Samitit e Bukureshtit per anetaresim ne NATO. Ky do te jete nje sukses i te gjithe shqiptareve dhe politikes shqiptare. Ne kete menyre, ne dhe partneret tane ne NATO njohim progresin e reformave te Shqiperise, si dhe rolin pozitiv te vendit tuaj ne rajon. Bukureshti do te jete hapi i pare per ne NATO. Deri para zhvillimit te samitit te Bukureshtit, Shqiperise i duhej te bindte qeverite e ndryshme. Me pas do te duhet te binden edhe parlamentet, te cilet, shpresojme, te ratifikojne se shpejti hyrjen e Shqiperise ne NATO. Menyra me e thjeshte per te realizuar kete eshte duke cuar perpara reformat.

Z. ambasador, si e shikoni procesin e integrimit te Shqiperise? Sa e larget eshte dita kur Shqiperia do te behet anetare e BE-se?

Me lejoni ta them mjaft qarte: E ardhmja e Shqiperise eshte ne Bashkimin Evropian. Kete BE-ja e ka vendosur qe ne vitin 2003 ne Selanik per te gjithe Ballkanin Perendimor. Kjo percaktohet edhe ne marreveshjen e koalicionit te qeverise federale gjermane aktuale. Kushti paraprak per anetaresimin ne BE eshte permbushja e kritereve te anetaresimit te Kopenhagenit: Keto jane: Stabilitet institucional, si garanci per shtetin ligjor, demokracine dhe te drejtat e njeriut dhe te minoriteteve; nje ekonomi tregu funksionale, e afte per te perballuar konkurrencen brenda BE-se, si dhe aftesia per te marre persiper detyrimet qe rrjedhin nga anetaresimi, cka nenkupton zbatimin e ligjeve dhe politikes se BE-se. Gjermania dhe shume nga partneret e saj ne BE deshirojne, qe Shqiperia te permbushe sa me pare keto kritere. Prandaj ne zbatojme ne vend programe te ndryshme asistence. Qe nga viti 1988 Gjermania ka vene ne dispozicion mbi 700 milione euro per Shqiperine. Llogaritur per fryme, ndihma e Gjermanise per Shqiperine eshte me e larte se per cdo vend tjeter te botes. Ne vjeshte te ketij viti, Gjermania dhe Shqiperia do te festojne 20 vjet te ketij bashkepunimi, te cilin ne do te vazhdojme me tej ne te ardhmen.

Si e konsideroni punen e qeverise shqiptare lidhur me reformen ne drejtesi dhe luften kunder korrupsionit?

Reforma ne drejtesi dhe lufta kunder korrupsionit jane nder sfidat kryesore, para se cilave gjendet Shqiperia. Keto prekin dhe kriteret e Kopenhagenit, qe permenda pak me pare. Pa hapa te metejshme ne keto dy fusha do te jete e veshtire te merren persiper te gjitha detyrimet qe rrjedhin nga anetaresimi ne BE. Ne e kemi mirepritur ligjin per reformen ne drejtesi, i cili u realizua pak kohe me pare ne bashkepunim te ngushte midis qeverise dhe opozites. Gjithashtu, ne kemi konstatuar dhe pershendetur edhe progreset ne luften kunder korrupsionit. Gjermania dhe BE-ja e mbeshtesin Shqiperine edhe ne kapercimin e ketyre sfidave. Por pikerisht ne lidhje me luften kunder korrupsionit ne e dime, se me gjithe progreset e deritanishme, ka akoma shume per te bere.

Po per sa u perket marredhenieve dypaleshe ndermjet Shqiperise dhe Gjermanise, cfare mendoni se duhet bere me shume qe keto te jene me te prekshme?

Nxitja e marredhenieve dypaleshe eshte nje nga detyrat kryesore te cdo ambasade. Ne perpiqemi te cojme perpara marredheniet gjermano-shqiptare ne te gjitha fushat dhe jemi vecanerisht te perqendruar ne sektorin ekonomik, ne shkembimet politike dhe ne sektorin kulturor. Ketu po permend disa shembuj: vjeshten e vitit te kaluar ne Tirane u zhvillua nje Konference Ekonomike gjermano-shqiptare, e cila pati nje sukses mbreselenes. Ne Shqiperi vijne me shume firma gjermane dhe kete ne e mbeshtesim. Aktualisht jemi duke zhvilluar bisedime me Ministrine e Arsimit per te aplikuar mesimin dygjuhesh ne shkollat shqiptare. Edhe ne kete aspekt interesimi ndaj shkollave ka qene i madh. Niveli i shkembimit te vizitave politike ndermjet Gjermanise dhe Shqiperise eshte rritur ndjeshem qe prej veres se kaluar. Ne maj do te zhvilloje nje vizite ne Shqiperi Presidenti i Bundestagut gjerman. Per t'u permendur jane edhe vizita te tjera te nivelit te larte si ajo e zv.ministrit tone te Drejtesise ne fund te muajit dhe vizita te tjera te deputeteve te ndryshem te Bundestagut gjerman, si dhe vizita e ministrit te Jashtem, Basha, ne Berlin. Une kam vene re, se te gjithe vizitoret gjermane largohen nga Shqiperia me pershtypje pozitive. Kjo eshte nje arsye me teper qe me ben te angazhohem per shkembim te metejshem e intensiv te nivelit te vizitave.

Tragjedia e Gerdecit ishte nje ngjarje qe tronditi opinionin ne vend dhe jashte tij, si eshte ndjekur nga ju ky zhvillim?

Tragjedia e ndodhur ne Gerdec na tronditi te gjitheve ne Gjermani. Kancelarja Merkel dhe ministri i Jashtem, Steinmeier, u kane shprehur ngushellimet qeverise suaj. Nje dite pas tragjedise, Qeveria federale gjermane dergoi nje avion me ndihma humanitare. Me ndihmen e Kryqit te Kuq Gjerman u be i mundur dergimi i 2000 njesive albumine dhe materialeve te tjera mjekesore per mjekimin e rasteve me djegie me nje vlere prej rreth 60000 euro. Krahas kesaj, ne mbeshtesim pritjen e shume njerezve ne vendin tuaj, qe kjo fatkeqesi te hetohet deri ne fund dhe qe mundesisht pergjegjesit te vihen para drejtesise. Keto hetime, sikurse dhe hetimi i akuzave te publikuara ne gazeten "Nee York Times", lidhur me eksportin e municioneve po ndiqen me vemendje nga ne, por edhe ne Gjermani, nga Parlamenti yne.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›