Shtypi britanik: NATO shkon ne Lindje
Shtypi i djeshem britanik, perqendrohej te samiti i NATO-s qe nisi punimet ne Bukuresht. "The Independent" duke raportuar per viziten e Presidentit Bush ne Kiev, thote se SHBA-ja dhe Ukraina jane duke sfiduar Rusine ne ceshtjen e zgjerimit te NATO-s.
Presidenti Bush tha se mbeshteste me force planet per anetaresimin e ish-republikave sovjetike, nderkaq vendet e NATO-s jane te ndara per sa i takon ceshtjes se hapjes se rruges drejt anetaresimit per Gjeorgjine dhe Ukrainen. Bush tha se rezultati i Samitit nuk duhet te paragjykohej, por Franca e beri te qarte te marten se nuk do t'i jepte driten jeshile anetaresimit te dy ish-republikave sovjetike. "The Independent", shkruan se anetaret e tjera te NATO-s jane te shqetesuara qe Rusia te kete nje veto per sa i takon ceshtjes se anetaresimit. Nderkaq zedhenesi i Presidentit Putin paralajmeroi Ukrainen dhe Gjeorgjine se anetaresimi do te conte ne rritjen e tensioneve me marredheniet mes tyre dhe Moskes.
"The Guardian" shkruan per nje perplasje Bush-Putin teksa pakti shkon drejt Lindjes.
Bush dhe Putin u duken se ishin duke shkuar drejt nje perplasjeje perpara Samitit shume te rendesishem te NATO-s ne Bukuresht, qe do te percaktoje edhe te ardhmen e marredhenieve te Aleances me Rusine. E perditshmja shkruan se Bush perballet me kundershtimin, jo vetem te Rusise, por edhe te anetareve te tjera te NATO-s, Gjermanise dhe Frances, qe thone se as Gjeorgjia dhe Ukraina nuk jane gati per zgjerimin dhe se kjo do te perkeqesonte me tej marredheniet evropiane me Rusine. Nje veto e vetme do te ishte e vlefshme per te bllokuar oferten e NATO-s per dy vendet aspirante, shkruan gazeta.
NATO do te votoje ne Bukuresht edhe per planet per anetaresim te Shqiperise, Kroacise dhe Maqedonise, megjithese Greqia eshte duke kundershtuar anetaresimin e Maqedonise, derisa vendi te ndryshoje emrin, shkruan "The Guardian".
Ne nje koment te sajin, "The Daily Telegraph" jep arsyet pse NATO nuk duhet te avancoje pertej Lindjes. Kur presidenti Bush dhe udheheqesit e tjere te NATO-s te takohen ne Bukuresht ata duhet te sigurohen se nuk do ta shkaterrojne Aleancen e tyre te perbashket te mbrojtjes. Kesaj radhe nuk ka perplasje per ceshtjen e Afganistanit, rreziku qendron tek ceshtja e zgjerimit, thote Malcom Rifkin ne komentin e tij. Gazeta vlereson se vendeve ballkanike mund t'u shprehet mireseardhja. Kroacia, Shqiperia dhe Maqedonia mund te japin vetem nje kontribut fare te vogel, por anetaresimi i tyre do te ndihmoje ne integrimin e vendeve te Ballkanit ne boten perendimore. Ndersa per zgjerimin drejt Lindjes, ne koment thuhet se eshte e veshtire qe te kete optimizem te njejte edhe per ambiciet per anetaresim te Ukraines dhe Gjeorgjise.
E perditshmja "Financial Times" ne nje artikull te sajin shkruan se nder vendet qe jane ne radhe per anetaresim ne NATO, Maqedonia eshte ajo qe kane edhe nevoje edhe e meriton anetaresimin. Nder vendet e Ballkanit, Maqedonia eshte vendi qe eshte me i kercenuar prej pavaresise se Kosoves. Maqedonia ka nevoje per anetaresimin e NATO-s per te ruajtur stabilitetin dhe e ka merituar ate, citon gazeta, nje diplomat evropian.