E Shtunë, 31 Tetor 2026

Armet e Bushit, reagime kunder

Reagimet negative lidhur me vendimin e Presidentit amerikan, Bush, per te furnizuar me arme Kosoven, vijuan edhe dje. Presidenti i Serbise, Boris Tadic, e ka vleresuar si lajm te keq vendimin dhe shtoi se administrata amerikane duhet te permbahet nga nje vendim i tille. "Ky eshte nje lajm i keq, i cili vjen ne nje kohe te ndjeshme per Serbine dhe popullin serb ne Kosove, dhe une kurrsesi nuk mund ta mbeshtes ate", deklaroi Tadic. Edhe ministri i Jashtem i Rusise, Sergei Lavrov, e ka kritikuar vendimin duke pretenduar se ai shkel rezoluten e Kombeve te Bashkuara. "Rezoluta ndalon rreptesisht dergesat e armeve ne kete rajon dhe perjashton vetem forcat e Kombeve te Bashkuara. "Asnje furnizim tjeter nuk eshte legjitim", shtoi Lavrov, duke pretenduar se ky hap i SHBA, mund te rrite pastabilitetin ne Ballkan. Nderkohe, Rusia ka kerkuar takim urgjent te Keshillit NATO-Rusi qe te diskutoje autorizimin e Presidentit amerikan George Bush per te armatosur Kosoven.
Presidenti Bush, ne nje memorandum derguar Departamentit te Shtetit, ka thene se "furnizimi i Kosoves me artikuj dhe sherbime mbrojtese do te forcoje sigurine e Shteteve te Bashkuara dhe do te promovoje paqen ne bote". Zyrtaret thane se hapi do t'i lejoje Kosoves te ndihmoje ne aktivitetet paqeruajtese, ne zmbrapsjen e terroristeve dhe per emergjencat humanitare. "Ne e njohim Kosoven si shtet i pavarur. Eshte e rendesishme te kemi nje force sigurie efektive, qe ne plan afatgjate te ruaje paqen dhe stabilitetin atje" tha zyrtari i Departamentit te Shtetit, Kurt Volker.
SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›