"Shqiptaret kane ende frike nga Enveri"
Anisa Ymeri
Deshmi rreqethese! Vuajtje qe percillet jo aq nepermjet fjaleve sa prej mimikes dhe levizjes se pareshtur te duarve. Ish-te perndjekur politike qe e pesuan nga sistemi qe shkoi, po ama edhe ky i riu, ne te cilin jetojme, nuk u ka sjelle ndonje te mire te madhe. Ata jane po atje, ne ato humbetira ku i deboi diktatura per "fajet" e tyre. Dokumentari "Mjeker e thinjur", i Pluton Vasit, rreket te zbuloje "te verteten nder rreshta", sic pohon ai, dhe percjell deshmi, realitete e dhembje. E te gjitha keto flasin shqip e per Shqiperine ne Festivalin Nderkombetar te Filmit per te Drejtat e Njeriut, qe ka nisur prej mbremjes se 19 marsit ne sallen e kinemase "Marubi". Pas nje fillimi, ku tragjikja ngerthehet me komiken e na sjell ate cka nje pjese e shqiptareve dine per te drejtat e tyre, mban gjate ne qender figuren e Enver Hoxhes. Pse-ja eshte e thjeshte, sipas Vasit: "Aty thuhet se populli besoi verberisht tek ai. Permendja e tij tregon se eshte ky njeriu qe perfaqesoi ideologjine e madhe e qe i ndau shqiptaret me dysh. Fakti qe une e mbaj gjate ne dokumentar, do te thote se une nuk pata frike ta them kete te vertete". Por, ama reagimet e shqiptareve, qe e kane verejtur kete gje, s'mund te mos kene shfaqur shqetesimin e tyre. Shqetesim qe ka bere Vasin te konkludoje: "Shqiptaret kane ende frike nga Enveri".
Jemi ne nje festival ku gjithcka flet ne gjuhen e te drejtave te njeriut. Si e shihni perballjen e dokumentarit tuaj me te tjeret?
Cdo vend ka problemet e veta. Ai problem, qe une ngre ne kete dokumentar per te perndjekurit, eshte unik per aq kohe sa ishte. Nepermjet subjektit dalin edhe te verteta te tjera, qe ne i quajme te verteta mes rreshtash, te cilat marrin permasa universale. Dhe pjesa e pare e dokumentarit tregon ate sa te ndergjegjshem jemi ne per te drejtat e njeriut? Une mbaj nje qendrim mbi politikanet shqiptare, nuk eshte se i shfajesoj, por thelle-thelle i jap kete te drejte, qe ne nje fare menyre jam edhe une pjese e tyre, pasi eshte e pamundur te kerkosh nga njerez qe ne ideologjine e tyre jane mbrojtur me: "Mos pyet per te drejtat e njeriut", te kerkosh te drejtat e njeriut. Por, po ta mendosh me kujdes, e kur rri dhe mendon per vete, shume pak mendon per te tjeret, perjashto njerezit e afert qe te rrethojne. Pare keshtu, te drejtat e njeriut per mua jane nje absurd, e jo vetem ketu, por ne te gjithe boten. Pasi per t'i mberritur ato duhet nje luks i jashtezakonshem. Festivali ku marr pjese dhe une eshte per t'u pershendetur.
Dokumentari ka 6 vjet qe eshte xhiruar. Ka ndryshuar gje tani pas kaq vitesh ne realitetin tone ne syrin tuaj?
Duke e pare si subjekt, ai ka kohen e vet. Por, duke e pare ne elementet e tij universale jane ketu. Pjesa e pare, qe perkon me konceptin e njerezve per te drejtat e tyre, koncepti i shoqerise sone per te drejtat, nuk ka ndryshuar asgje ne gjykimin tim. Pasi ato jane ne te perditshmen tone, pergjegjesia qe ka cdo qytetar karshi tjetrit, eshte e frikshme.
Te burgosurit politike qe sjellin deshmite e tyre ne dokumentar, jane ende ne te njejtat kushte, per ta ka ndryshuar realiteti?
Peco Kagjini eshte ne Amerike. Pas shume perpjekjesh, ne vendin e tij nuk i dhane shtepi dhe s'mund ta vazhdonte me jeten ketu, ndaj edhe u detyrua te largohej. Ne kushte mizerje s'mund te rronte ketu. Te tjeret jane ende ne vendet ku edhe ne i kemi gjetur, pasi i kane pasur te prera shpresat per te ndryshuar jeten e tyre. Jetojne ne po ato vende ku jane cuar te vuajne perndjekjen e tyre dekada shkuar.
Kur ka nisur te ngjizet dokumentari, shume kohe me pare se te nisnin xhirimet?
Ne bisede e siper me mikun tim, ish-drejtor i BBC, mes tyre diskutuam edhe kete, te ish-te perndjekurve politike qe jetojne ne ato ane ku i cuan. Me te drejte me shtyu qe ta nis kete dokumentar, duke me thene se eshte nje teme qe godet. Nuk kaloi cdo gje lehte, pati edhe ndodhi te pakendshme, por qe s'dua t'i permend, pasi nuk i shtojne asgje dokumentarit. Per 1 vit e gjysme mezi gjeta listat, pasi komiteti i te perndjekurve nuk i jepte ato, por munda t'i siguroj me ne fund. Teper zgjati edhe periudha e kerkimit. Kemi bredhur shume! Doli nje problem i madh, qe keta njerez rrine atje ende dhe askund nuk duket. Shume s'donin as te flisnin dhe ishte teper veshtire te merrje deshmite e tyre. Sa me shume u afrohesh atyre, eshte me e veshtire per t'u perballur, mezi afroheshin. Nje pjese e mire e atyre deshmive jane marre rastesisht, ne periudhen kur nuk kishim nisur xhirimet per dokumentarit, por ishim ne fazen e kerkimit te deshmive. Ata qene persona te mesuar me ate lloj jete, te mbyllur ne qerthullin e tyre dhe eshte veshtire t'i nxirrje prej tij per te sjelle deshmite e tyre rreqethese.
Sipas deshmive ne dokumentar, kamerat shqiptare pak jane drejtuar nga ata. Pse ka ndodhur kjo?
Ne Shqiperi, sic dihet, dokumentari ka qene deri ne vitin 1990 ne dore te pushtetit dhe ishte i politizuar. Te prekje kete teme dhe pas vitit 1990 ishte teper e veshtire. Te ta shkonin shqiptare, por perkthyer per BBC e CNN, por nje kamera shqiptare e nje televizioni shqiptar nuk kishte qene kurre para meje, pra deri ne vitin 2001. Ishte tabu! Kjo eshte arsyeja pse nuk dolen keto histori, por edhe pse, sipas meje, jane vjedhur ndihma pafund nga vete te persekutuarit dhe nuk kane shkuar aty ku duhej.
Ju kane thene ndonjehere qe dokumentari eshte i njeanshem?
Une vij nga nje familje, ku xhaxhai i tim eti eshte vrare ne Luften Nacional Clirimtare dhe pas premieres me kane marre kusherinj te mi ne telefon e ma kane thene kete gje, duke me thene edhe: Kalove pertej barrikades. Gjera te kesaj natyre jane thene shume. Por, dokumentari pati nje fat teper interesant, eshte seleksionuar ne disa festivale, eshte blere ne France dhe Rusi.
Pra, e ka bere rrugetimin e tij te mire?
Eshte nje prej puneve te mia qe artistikisht nuk eshte ashtu sic une e kam dashur. Por zgjodha te bej nje dokumentar sic e donte tregu dhe nuk ishte nje teke e imja. Por, kjo s'do te thote asgje, pasi eshte nje dokumentar qe e ka mbyllur ciklin e tij si udhetar i kesaj jete. Kisha kohe pa e pare, dhe kur e pash ne sallen "Marubi" mendova edhe nje here qe vertet eshte nje dokumentar qe godet. Pa modesti them se eshte me i verteti qe ka historia e dokumentareve ne Shqiperi.
Pse e keni mbajtur aq gjate ne qender figuren e Enver Hoxhes?
Aty thuhet se populli besoi verberisht tek ai. E permendja e tij tregon se eshte ky njeriu qe perfaqesoi ideologjine e madhe e qe i ndau shqiptaret me dysh. Dhe fakti qe une e kam gjate ne dokumentar, do te thote se une nuk pata frike ta them kete te vertete. Fill pas premiere me thane: shume gjate e ke lene Enverin. Dhe konstatove se ne Shqiperi ka ende shume frike nga Enveri e kjo eshte e trishtueshme, gje qe s'e kisha parashikuar. Madje, ma kishin matur edhe sa minuta e kisha lene ne dokumentar, gje qe une se' kisha bere kurre.
8 filmat e dites se trete te festivalit
Festivali Nderkombetar i Filmit per te Drejtat e Njeriut shenoi dje diten e trete te mbajtjes se tij. I pari film dokumentar qe i shfaq ishte dokumentari "Mohim total", bashkeprodhim Bullgari-Itali 2007, i regjisores Milena Kaneva. Per te vijuar me nje tjeter dokumentar italian, pagezuar "Kohe te bukura", por qe percillte realitetin ne Abu Dis, fshat arab prane Maleve te Ullinjve, ne Jerusalem.
"Dhimbje... shprese" do te flase shqip pergjate 20 minutave. Ne ekran, requiem per 92 gra te vrara ne gjithe Shqiperine gjate nje gjysme shekulli te sundimit te regjimit komunist. Ky film dokumentar iu kushtohet grave qe u vrane, qe u burgosen dhe qe u internuan gjate regjimit komunist nen regjine e Ibrahim Kasapit. Te tjere dokumentare qene: "Shtrengim duarsh me djallin"- Kanada; "Nje e njeqinda e sekondes"-Angli; "Soft"-Angli; "Kavja"-Itali; "Lista e Karles"-Zvicer.
SSSASS