E Shtunë, 31 Tetor 2026

Armet ilegale ne qytetin e Nju Jorkut

Shumica e armeve qe persoren per te kryer krime ne qytetin e Nju Jorkut jane arme ilegale te sjella nga shtete te tjera. Gjate muajve te fundit arme te tilla jane perdorur per te qelluar kunder 8 policeve njerin prej tyre per vdekje. Me se fundi 4 police u plagosen ndersa perpiqeshin te shpetonin nje grua te marre peng bashke me foshenjen e saj 4 muajshe. Sic thuhet ne materialin ne vazhdim zyrtaret e Nju Jorkut po kerkojne ndihmen e qeverise federale per te ndalur shitjet ne internet te armeve te paligjshme.

Nderohet keshtu nje oficer policie i Nju Jorkut njeri prej 8 policeve te qelluar me arme ilegale gjate 4 muajve te fundit. Ky reagim i publikut ishte per nje polic i cili u vra kur iu pergjigj nje vjedhjeje dhjetorin e kaluar. Kryetari i Bashkise se Nju Jorkut Michael Bloomberg i akuzon autoritetet federale se nuk zbatojne ligjet ekzistuese te cilat parandalojne shitjen e armeve te miturve individeve me probleme psikiatrike dhe me probleme drogash si dhe krimineleve.

shte turp qe qeveria federale ka lene disa te meta ne ligje duke e bere te veshtire zbatimin e tyre nderkohe qe qeveria nuk financon zbatimin e ligjeve.

Prokurori i Pergjithshem i Nju Jorkut Eric Schneiderman thote se gati 90 per qind e armeve te zjarrit qe perdoren per te kryer krime ne Nju Jork vijne nga shtete te tjera dhe shumica jane ilegale. Disa prej ketyre armeve jane te disponueshme ne internet. Vitin e kaluar hetues te maskuar kryen nje kontroll sekret te 10 siteve ne internet ne 14 shtete ku armet mund te blehen pa kontrolle per te kaluaren e bleresve.

Shume mbeshtetes te armeve thone se armatosja e qytetareve parandalon krijimin e nje qeverie tiranike per te cilen ata thone se eshte me keq se sa qellimi me arme i njerzve te pafajshem. Larry Pratt eshte drejtori ekzekutiv i organizates Pronaret e Armeve te Amerikes.

Zhvillimet negative si pasoje e armeve ne duart e qytetareve private as qe nuk mund te krahasohet me ate qe mund te ndodhe kur qeveria i ka arme monopol.

Kryebashkiaku Bloomberg e cileson argumentin e zotit Pratt si budallallek duke vene ne dukje se mesatarisht 34 veta vriten me arme zjarri ne Shtetet e Bashkuara nga arme ilegale cdo dite. Kryebashkiaku shton se me qe organizatat pro armeve thone se qeveria nuk duhet te miratoje ligje te reja por te zbatoje ligjet ekzistuese ai u ben sfide ketyre grupeve qe te bashkohen ne perpjekjet per te zbatuar ligjet ekzistuese.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›