E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, eksporti i naftës shënoi rritje të theksuar

Zyrtarët në Irak thonë se eksporti i naftës në muajin mars ka shënuar rritje prej 15%, që është niveli më i lartë i eksportit në 23 vitet e fundit.

Zëdhënësi i ministrisë së naftës, Asem Xhihad, tha sot se eksporti i naftës në muajin mars ishte mesatarisht 2.31 milionë fuqi në ditë. Kjo mesatare në muajin shkurt ishte 2.01 milionë fuqi.

 Eksportet në muajin mars vlerësohen në më tepër se 8.4 miliardë dollarë.

Të ardhurat nga nafta përbëjnë 95% të të ardhurave të përgjithshme të Irakut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›