Amsterdam, përplasen dy trena, 125 të plagosur

Të paktën 125 persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e së dielës, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e përplasjes së trenave të pasagjerëve në periferi të kryeqytetit hollandez.
Lajmi është bërë i ditur nga policia e cila ka shpjeguar se dhjetëra pasagjerë janë paraqitur më lëndime serioze, ndërsa detaje të tjera do të bëhen publike gjatë orëve në vijim.
Një nga dy trenat, kishte si destinacion Uitgeestin në perëdim, ndërsa tjetri, Nijmegen , një zonë në lindje të vendit. Përplasja e trenave ndodhi në një urë që ndodhet ndërmjet stacionit qendror dhe stacionit të Amsterdamit, Sloterdijk.