E Diel, 1 Nëntor 2026

Moskë, besimtarët “mbrojnë” fenë ortodokse

Mijëra besimtarë janë tubuar sot para katedralës kryesore në Rusi, pas thirrjeve të liderëve religjiozë për një ditë të lutjeve “në mbrojtje” të fesë së krishterë ortodokse.

Patriarku i Kishës Ortodokse të Rusisë, Kirill, udhëhoqi meshën e mëngjesit në Katedralën e Krishtit Shpëtimtar në Moskë, e më pas  besimtarët kanë marshuar rrugëve të kryeqyteti duke mbajtur në duar ikona për të cilat autoritetet fetare thonë se “janë ndotur” nga një valë e dyshuar e sulmeve kundër Kishës.

Liderët fetarë ortodoksë thonë se veçanërisht janë të zemëruar me grupin e vajzave Pussy Riot, që në muajin shkurt  ndërprenë shërbimin në Katedralën e Krishtit Shpëtimtar me një këngë me të cilën kritikohej lidhja e Kishës me Vlladimir Putin, i cili i fitoi zgjedhjet presidenciale në muajin maj.

Kisha u ka bërë thirrje besimtarëve ortodoksë në gjithë Rusinë, që të shënojnë ditën e sotme të lutjeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›