E Diel, 1 Nëntor 2026

Armët kimike, Ministria e Jashtme përshëndet marrëveshjen SHBA-Rusi

TIRANE- Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë përshëndet marrëveshjen e datës 14 shtator 2013 të arritur në Gjenevë ndërmjet Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergey Lavrov, për eliminimin e programit të armëve kimike të regjimit sirian të Bashar Al Assadit. 

“Zbatimi i kësaj marrëveshjeje i hap rrugën eliminimit të shpejtë dhe të sigurt të programit sirian të armëve kimike, si dhe krijon mundësinë për vazhdimin e përpjekjeve të mëtejshme të komunitetit ndërkombëtar për gjetjen e një zgjidhjeje politike gjithëpërfshirëse të konfliktit në Siri. Republika e Shqipërisë mbështet të gjitha nismat e komunitetit ndërkombëtar të cilat synojnë t’i jepet fund gjakderdhjes në Siri dhe krijimit të kushteve për transferimin e pushtetit drejt forcave të reja konstruktive, për ndërtimin e një sistemi demokratik të bazuar në vlerat e lirisë, barazisë, dinjitetit human dhe respektimit të të drejtave të njeriut”, përfundon dekalrata për media e Ministrisë së Jashtme.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›