Meksikë, të paktën 20 të vdekur nga moti i keq
VERAKRUZ -Të paktën 20 persona mbetën të vdekur dhe më tepër se 8 000 të tjerë u evakuuan në Meksikë për shkak të motit të keq të shkaktuar nga uragani "Ingrid" dhe nga stuhia tropikale "Manuel", bënë të ditur sot burime zyrtare vendase.
"Reshjet e dendura të shirave, përmbytjet dhe rrëshkitjet e dherave shkaktuan të paktën 14 të vdekur në Guerrero, në jug të Meksikës dhe gjashtë të tjerë humbën jetën në Puebla dhe Hidalgo, në pjesën qëndrore të vendit", theksuan burimet zyrtare meksikane.
Reshjet e dendura të shirave goditën dje pjesën më të madhe të vendit.
"Uragani 'Ingrid' kishte një shpejtësi prej 11 kilometrash në orë", shtuan burimet zyrtare vendase.
"Në Guerrero, reshjet e dendura të shirave shkaktuan përmbytje dhe rreth 21 000 banesa ishin pa energji elektrike", sipas burimeve.
(d.b/BalkanWeb)