Ergys Kaçe jep sqarime bordit drejtues të PAOK, ende jashtë ekipit
Mesfushori shqiptar Ergys Kaçe, që aktualisht luan me PAOK-un e Selanikut, vazhdon të mbetet jashtë veprimtarive të ekipit, edhe pas sqarimeve që dha sot përpara bordit të Klubit.
Sipas njoftimit të klubit të PAOK, që botohet nga shtypi sportiv në Greqi, Ergys Kaçe ka dhënë shpjegime për foton me bluzën e UCK-së që postoi në fb, foto që shkaktoi mjaft reagime dhe pakënaqësi.
Ndërkaq, pas kthimit në Selanik, Kaçe mbetet ende i pezulluar nga veprimtaritë e ekipit dhe është në pritje të vendimit përfundimtar për të ardhmen e tij në ekipin e futbollit, PAOK të Selanikut.
Disa ditë më parë shtypi sportiv foli edhe për mundësinë e shitjes së lojtarit në një ekip Italian, për shkak të klimës jo të mirë që është krijuar në Greqi, me komente, por edhe me incidente si ato që ndodhën me Agimin e Artë.