Armët kineze nga Shqipëria, Diveroli rrezikon 5 vjet burg
MAJAMI-Kreu i kompanisë amerikane, AEY, Efraim Diveroli që mashtroi Pentagonin me kontratën e municioneve prej 300 milion dollarësh duke blere armë të vjetra kineze në Shqipëri për ushtarët amerikanë në Afganistan mund të dënohet me 5 vjet burg.
Seanca për dënimin perfundimtar të Diverolit do të mbahet ne 25 janar ne Orlando.
Në një seancë të zhvilluar sot në një gjykatë në Majami, Diveroli dhe drejtues të tjerë të kompanisë amerikane AEY kanë pranuar mashtrimin ndaj Pentagonit.
Prokuroret kanë kërkuar 5 vjet heqje lirie për kreun e kompanisë AEY, 25 vjecarin Efraim Diverolin.
Prokurorët thanë se Diveroli dhe disa punonjës të kompanisë mashtruan Pentagonin duke furnizuar me sasira të mëdha municionesh kineze, ushtarët amerikanë në Afganistan. Por kontrata që ai kishte lidhur me Pentagonin, nuk e lejonte përdorimin dhe shitjen e municioneve të prodhuar në Kinë.
Për të fshehur origjinën, Diveroli i ripaketonte municionet në Shqipëri dhe i shiste ato sikur të ishin prodhuar në Shqipëri.
Ky lloj biznesi kryhej në fabrikën e Gërdecit ku ndodhi dhe shpërthimi tragjik më 15 mars të 2008-ës, që i mori jetën 26 personave dhe plagosi mbi 300 të tjerë.
Kompania AEY në vitin 2007, fitoi një kontratë 298 millionë dollarëshe nga Pentagoni për të furnizuar me armatime trupat amerikane në Afganistan.
Kjo nuk ishte kontrata e parë e lidhur me Pentagonin, pasi të njëjta marrëveshje ishin firmosur që në fillim të luftrave në Irak dhe Afganistan.
Por, kontrata e Pentagonit ndalonte blerjen e municioneve nga Kina. Ndërkohë 25 vjecari arriti të korruptonte autoritetet e larta shqiptare duke bërë ripaketimin e municioneve kineze që të dukeshin sikur burimi i tyre ishte në Shqipëri.
Skandali i ripaketimit të municioneve u zbulua vetëm pak kohe pas tragjedise së rëndë të Gërdecit, ku fillimisht ai u denoncua në TVNeës 24 nga dëshmitari kyc i këtij rrjeti te sofistikuar te trafikut te armeve, Kosta Trebickai i cili humbi jetën në mënyrë të mistershme në një aksident automobilistik në zonat e thella të Korces.
(d.b/BalkanWeb)