OST: Brenda javës shtyllë të re prej 400 kv në Fushë Krujë
TIRANË- Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) brenda kësaj jave do të vendosë shtyllën e re prej 400 kV në afërsi të Fushë Krujës, në vend të shtyllës së dëmtuar pak ditë më parë, si rezultat i një shpërthimi.
Drejtori i Mirëmbajtjes së Rrjetit pranë OST-së, Kujtim Qemalli, bëri të ditur sot për mediat se deri tani kanë përfunduar punimet për bazamentin e shtyllës, ndërsa paralelisht ka filluar montimi i saj me seksionet përkatëse. "Brenda javës mendohet të bëhet kalimi i linjës, nga shtylla e dëmtuar në shtyllën e re", tha Qemalli.
Sipas tij, në shtyllën e dëmtuar qëndron linja e sipërme, 220/13, e cila vazhdon të mbahet nën tension, duke bërë që impakti në popullatë të jetë pothuajse zero. "Kjo gjendje do të mbahet deri në ditët e kalimit të telave në shtyllën e re dhe në ato ditë është planifikuar që kufizimet, nëse do të bëhen, të bëhen gjatë orëve të ditës, në mënyrë që në kryeqytet impakti të jetë thuajse zero", tha drejtori i Mirëmbajtjes së Rrjetit në OST.
Mbrëmjen e 30 dhjetorit, pranë fshatit Bilaj, rreth 8 km larg nga Fushë Kruja, u dëmtua shtylla me konstuksion metalik e tensionit 400 kV, si rezultat i një shpërthimi të fuqishëm, duke lënë pa energji banorët e zonës në afërsi të aeroportit të Rinasit (Tiranë).
Policia e Shtetit nisi menjëherë hetimet për zbardhjen e këtij incidenti të pazakontë në prag të ndërrimit të viteve, si dhe gjetjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve të kësaj vepre kriminale.
(d.b/BalkanWeb)