Shqiptaret pak udhetime drejt BE-se. Agjencite U rriten cmimet e biletave
Italia, Gjermania dhe Franca kanë qenë destinacionet preferuara të shqiptarëve për pushimet e fundvitit. Por ndryshe nga ç’pritej, liberalizimi i vizave nuk ka prodhuar fluks udhëtimesh jashtë Shqipërisë, madje numri i tyre ka qenë më i pakët se në të njejtën periudhë të një viti më parë. Pronarët e agjencive turistike e argumentojnë këtë stepie me pasigurinë e ecurisë së procesit.
“Nuk është se ka pasur fluks të madh të paketave turistike që organizohen si vitet e tjera. Ka qenë pothuajse në të njëjtat ritme. Ka pasur më shumë lëvizje të brezit të tretë të cilët ishin të interesuar të shkonin pranë fëmijëve të tyre, në vendet e Gjermanisë, të Francës, së Italisë” thotë Aurela Baholli, pronare e një agjencie turistike në kryeqytet.
Por krahas pasigurisë, stepia ka pasur një arsye tjetër. “Çmimet e linjave ajrore u rritën shumë dhe duke dëgjuar që nëpër Europë lëvizet me çmime shumë të lira, në Shqipëri çmimet e biletave në periudhë fluksi rriten. Ata që kanë dashur të lëvizin ka lënë të shfrytëzojnë pjesën e pasjanarit për të patur edhe oferta më të lira në lidhje me biletat” tha Baholli.
Pas periudhës së provës në gjysmën e dytë të dhjetorit, fluksi i vërtetë pritet të ndodhë në janar. “Është fluksi i emigrantëve që kanë ardhur të cilët do të kthehen në vendet e tyre të punës në Itali, në Greqi, në Angli. Presim që pas datës 15 të ketë lëvizje, të paktën lëvizje vajtje- ardhje, sipas rregullave që janë vendosur” tha Baholli.
Që prej 15 dhjetorit 2010 shqiparët nuk kanë më pengesën e vizave për të kaluar kufirin. Por në vend të tyre, janë shtuar rregullat e qarkullimit të lirë, të cilat nëse shkelen sjellin penalitete individuale afatgjata.
Elona Gjylmi