E Diel, 1 Nëntor 2026

“Armiku” Kenedi: “Kapllani ma mori vendin me zotësi” Kenedi tha: “Kapllani e fitoi me zotësi shansin e tij, trajneri (Beker) nuk ka qenë aspak i kënaqur me lojën time”

Edmond Kapllani shënoi dy herë në fitoren 3-1 të Karlsruhes në miqësoren kundër Fortunës së Dyseldorfit (skuadrës së Bekim Kastratit), edhe pse luajti vetëm 45 minutat e dyta. Performancën e shkëlqyer të sulmuesit shqiptar e ka pranuar edhe rivali i tij më i madh te Karlsruhe, australiani Xhoshua Kenedi.

Duke iu përgjigjur gazetës popullore gjermane “Bild”, në lidhje me aktivizimin si titullar të Kapllanit në katër ndeshjet e fundit të fazës së parë të Bundesligës, Kenedi tha: “Kapllani e fitoi me zotësi shansin e tij, trajneri (Beker) nuk ka qenë aspak i kënaqur me lojën time”.

E Enjte, 15 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›