Dinamo, miqësore me Terekun e Likës

Dinamo do të zhvillojë të premten (17 janar 2009) një ndeshje miqësore me skuadrën çeçene, Terek Grozni, portier i së cilës është Ilion Lika, një ish-lojtar i Dinamos. Lajmi jepet nga prestigjiozja “Panorama Sport”. Ky test do të shërbejë edhe për Igli Allmucën e Dinamos, i kërkuar nga Tereku i kampionatit rus.
* Dario Bodrusiç nënshkroi me Dinamon në prani të menaxherit Adrian Aliaj. Kroati është blerja e tretë zyrtare dimërore pas Elis Bakajt (ish-Partizani) dhe argjentinasit Ruben Oscar Ceco (ish-Bela Vista, Uruguai)
* Mario Antonio Romero, sulmuesi që do të testohet me kampionët në fuqi, tashmë ndodhet në Kemer të Turqisë, atje ku trajneri Zlatko Dalic po zhvillon përgatitoren me Dinamon.
* Ruben Oscar Ceco, argjentinasi tjetër i bluve, nuk ka asnjë pengesë për të luajtur me 17-herë kampionët. Sulmuesit i mbërriti kartoni, apo certifikata e transferimit ndërkombëtar. Ceco nënshkroi 1.5 vite kontratë me Dinamon.
E Enjte, 15 Janar 2009