E Diel, 1 Nëntor 2026

Redi Jupi fiton gjyqin me DiyarbakirsporKlubi turk do të kompensojë katër lojtarë. Në rast mospagese klubi turk mund të zbresë një kategori më poshtë

Redi Jupi, së bashku edhe me tre lojtarë të tjerë, “mundën” klubin e njohur turk Diyarbakirspor në gjykatën e FIFA-s, edhe pse sipas faqes turke, diyarbakirsoz.com, lojtarët nuk kishin luajtur qoftë edhe një minutë.

Qeveria botërore e futbollit, FIFA paralajmëroi klubin turk Diyarbakispor të kompensojë lojtarët Redi Jupi, Ermin Rakoviç, Goran Stavreski dhe Igor Jançevski.

Çështja ka të bëjë me mospagimin në sezonin 2005-2006, të lënë në mes nga Redi Jupi (do te marre rreth 85 mije USD), i cili më pas u rikthye në Shqipëri dhe u bë trajner-lojtar i Dinamos të atij sezoni.

Vendimi ka mbërritur në zyrat e Federatës Turke të Futbollit dhe në klubin turk. Masat paralajmërojnë në rast mospagese si hap të parë heqjen e 24 pikëve, nga 6 për çdo lojtar, dhe në rast mospagimi hapi i dytë do të jetë zbritja një kategori më poshtë. Afati i fundit është 15 janari.

Klubi turk, në fakt, ka pasur probleme me shlyerjen korrekte të kontratave. Redi Jupi ka qenë pjesë e Diyarbakirspor në sezonet 2003-2004, 2004-2005 dhe 2005-2006, duke luajtur për këtë skuadër 88 ndeshje, e duke shënuar 1 gol.

Ish-futbollisti i Kombëtares, Redi Jupi ka luajtur në Shqipëri me Dinamon, Partizanin e Tiranën, ndërsa në Kroaci me NK Pula e NK Rijeka.

E Enjte, 15 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›