Armiku publik i Kosovës (1)

Raporti i këtij komiteti që u botua këto ditë në Koha Ditore nuk mund ta fshehë tendencën e tij kundër prestigjit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. Kosova paraqitet si shtet në duart e bandave të UÇK-së që bashkëpunojnë me serbë dhe fitojnë 200 milionë euro në vit (!!!)
Nga Kimete Berisha*
Serbët që fshihen pas emrit amerikan ?
Nëse dikush dëshiron që në opinionin shqiptar ti pijë ujë propaganda kundër Kosovës, siç po propagandohet këto ditë kundër UÇK-së, atëherë stë duhet mjeshtri tjetër veçse të konstatosh se raporti kundër Kosovës është amerikan. Amerika është vend i lirive të pakufizuara politike në botë, ndaj Mark Twain (shkrimtar amerikan) para 150 vjetëve tha se We have a best Congress money can bay (Amerika e ka kongresin më të mirë që mund ta blesh me para). Në Amerikë mund të gjesh personalitete amerikane që për një grusht dollarë flasin zi e më zi për vetë Amerikën, e lëre më për Kosovën. Satira e Twainit për Kongresin Amerikan, është moto e lobit serb në Uashington. Qindra miliona dollarë harxhon Kisha Ortodokse dhe Qeveria e Serbisë për të blerë amerikanë kundër (pikërisht) Kosovës, (siç do të jepen fakte në tekstin më poshtë). Por nëse nuk gjen amerikanë kundër Amerikës në Amerikë, lobi serb gjen shqiptarë kundër shqiptarëve të Kosovës në Kosovë.
Shqiptarë të tillë i ngjajnë kipcit të Bufallo Bill-it amerikan, që vishej me rrobat e viktimave të tij, dhe mbante në dollapin e tij këpucët e tyre. Me eshtrat e viktimave (të tij) shqiptare lobi serb (sikurse Bufallo Billi) dhe bashkëpunëtorët e tij shqiptarë, po krijojnë trofe dhe dhurata të cilat po ia ruajnë për kujtim!
Sikurse ka shqiptarë që krejt jetën kanë luftuar për lirinë e Kosovës, po ashtu ka shqiptarë që krejt jetën kanë luftuar kundër Kosovës dhe në interes të lobit serb në Amerikë.
Shkrimet e anonimëve në autorësi të Kohës Ditore
Më 1 maj 2010, Komiteti Kombëtar mbi Politikën e Jashtme Amerikane botoi një raport për Kosovën. Raporti është hartuar dhe nënshkruar nga drejtori i Komitetit, Daniel L.Phillips (ky 20 vjet shkruan raporte antishqiptare, është i njohur për raportin e tij famoz Shqipëria-Një revolucion i pambaruar, 2005). Raportin për Kosovën, Daniel e ka përpiluar në bazë të artikujve të autorëve anonimë botuar pamfleteve të paguara antishqiptare (Në kapitullin VI të Raportit, vet Daniel.L.Phillips tregon metodologjinë e punës në hartimin e këtij raporti. Thotë: Information in this research report was derived from a variety of primary and secondary sources, Kosovar politicians, Kosova media representatives, and members of the Albanian-American community. As well as reports by international and in-country NGOs.). Në Raport nuk citohet asnjë dokument, asnjë fakt, asnjë emër konkret që do të vërtetonte ato që konstatohen aty. Saktë 28 ditë më vonë, gazeta Koha Ditore (Prishtinë) e botoi këtë Raport, duke i mashtruar katundarët deputetë të LDD-së si kinse raporti është i një Organizate me ndikim në politikën e jashtme amerikane. Por Koha Ditore skish kohë tu tregonte katundarëve se ekzistojnë Dy Komitete Kombëtare mbi Politikën e Jashtme Amerikane. I pari komitet (me të njëjtin emër) është themeluar më 1921 dhe vërtet ka ndikim në politikën e jashtme amerikane (konsulto: www.cfr.org) Në Komitetin e themeluar më 1921, sot bëjnë pjesë personalitete amerikane, (p.sh. Olbrigh, Richard Hoolbroke, Kissinger etj). Raporti që e paraqet Kosovën si vend kriminal të mafies së SHIK-ut, nuk ka dalë nga Komiteti Kombëtar për Politikë të Jashtme Amerikane i themeluar më 1921. Raporti i përpunuar në Koha Ditore është i një tjetër Komiteti Kombëtar mbi Politikën e Jashtme Amerikane (konsulto: www.ncafp.org), pra është i një organizatë joqeveritare e themeluar në vitin 1974 nga njëfarë Hans J.Morenthau nga Bavaria. (Se çfarë personaliteti i dekomponuar është ky Hansi, gjeta një shënim ku thuhet se i ati i tij, duke e ditur se i biri po vuante nga kompleksi i inferioritetit, posa Hansi regjistroi studimet në Berlin, i tha: Ti je i çmendur, nuk je për studime Për ta bindur të atin se nuk ishte i çmendur, Hansi la Berlinin, shkoi në Amerikë dhe krijoi Komitetin Kombëtar (privat) mbi Politikën e Jashtme Amerikane). Raportin e fundit të Komitet të pasardhësve të Hansit e botoi këto ditë Koha Ditore dhe pati sukses ta shiste për si një raport i politikës së jashtme amerikane, madje e spekuloi edhe pas demantit të ambasadorit Dell. Komiteti i Hansit të vdekur punon me porosi, varësisht kush i porositë raporte favorizuese, apo të rrejshme, siç do të shihet më poshtë.
Politika zyrtare e ShBA-ve nuk është licencë private
Për ta orientuar për së mbari opinionin katundar të Kosovës, u prononcua ambasadori Kristofer Dell, dhe tha se ky Komitet, raporti i të cilit u botua në Koha Ditore, nuk ka të bëjë fare me politikën zyrtare të ShBA-ve. Por, në të njëjtën ditë që u dha komunikata e ambasadorit Dell, në TV Koha, Besa Gaxherri u shkri duke cituar Raportin (origjinalin e të cilit nuk e ka lexuar), kundër ShIK-ut dhe PDK-së, në fakt kundër UÇK-së! Besa nuk e di, se raportet e Komitetit të Hansit, asnjëherë nuk gabojnë të flasin për krimet e firmës serbe Zepter (që shiste tenxhere për shqiptarët dhe armë për Milosheviçin), dhe se kryetari i saj (zbulues i Dy Amerikave) ka bashkëpunuar para luftës me këtë firmë, edhe pse ajo ishte (dhe është) në Listën e Zezë (zyrtare) të ShBA-ve (konsulto: www.vesti-online.com).
Ky komitet (OJQ e Hansit) është bashkëpunëtor i lobit serb në Uashington. Raporti i botuar në Koha Ditore është realizim i përbashkët i Këshillit Amerikan për Kosovën (konsulto: www.savekosova.org). Ky Këshill (serb) është organizatë e Këshillit Kombëtar serb për Kosovë e Metohi, drejtor i së cilës është komandanti i Rojave të Urës, Milan Ivanovic, i dyshuar për vrasjen e 2 dhe plagosjen e 20 policëve polakë. Lobi serb i ShBA-së i Komitetit Kombëtar mbi Politikën e Jashtme Amerikane u përkrah edhe nga një pjesë e opozitës në Kosovë. A e përkrah Besa Gaxherri opinionin e lobit serb mbi Kosovën krejt pa para, vullnetarisht, apo edhe më keq, kështu zbulon se opozita bën politikë kombëtare nëpërmjet kumtesave të Lobit Serb në ShBA dhe kundër partive politike shqiptare në Kosovë.
Që nga viti 1999 Serbia ka themeluar Lobin Serb në Uashington. Greku antiamerikan, James Jatras, një ortodoks ekstremist punoi 17 vjet si analist politik për Punë të Jashtme i republikanëve në Senatin Amerikan. Jatras është drejtor i Këshillit Amerikan për Kosovën, organizatë kjo lobiste proserbe me seli në Uashington. Jatras është edhe këshilltar i Jihadwatch.
Për propagandë kundër UÇK-së, 120 mijë dollarë në muaj
Në Kongresin Amerikan ka senatorë që nuk e fshehin që paguhen nga Lobi Serb me honorare marramendëse, siç ka edhe kongresistë të njohur të Lobit Shqiptar që punojnë pa para në interes të Kosovës. Lobi serb mban lidhje për informata edhe në Kosovë, dhe paguan shumë para për propagandë kundër UÇK-së, në strategjinë (sipas Klajnit) që UÇK-ja të eliminohet nga skena politike e Kosovës, dhe vendin e saj ta zënë të moderuarit e shoqërisë civile, sepse këta i preferon shteti i Serbisë. Disa media të Kosovës kanë kontrata sponsorimesh që vërtetohen në disa web-faqe të Lobit Serb në ShBA, me një zyre në Cyrih të Zvicrës. Nëpërmes agjentëve të tij në UNMIK, Lobi Serb ka punuar 10 vjet në falsifikimin e gjysmë të vërtetave mbi UÇK-në (Shtëpia e Verdhë p. sh.) nga vetë prononcimet e kosovarëve, si ato të Birnit, të cilin e vajton Raporti i botuar në Koha Ditore. Në këtë linjë, 17 vjet analizoi dhe selektoi të dhëna edhe grekoamerikani James Jatras. Ky madje edhe sot informon disa senatorë republikanë të Lobit Serb në ShBA lid