E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Armo", Bode: Nuk njohim emra kompanish, zbatuam ligjin

Ministri i Financave, Ridvan Bode ka folur në lidhje me bllokimin e kompanisë "Armo", duke theksuar se kjo ministri nuk njeh emra biznesesh, por zbaton vetëm ligjin.
Ministri i Financave, Bode tha se do gjendet çdo kampani e cila nuk ka shlyer detyrimet.
Me anë të një urdhri të Ministrisë së Financave është ndalur puna në rafinerite e naftës në Ballsh dhe në Fier. Ditën e djeshme punonësit e rafinerisë së Fierit kanë prerë shiritin rrethues dhe kanë rinisur punën. Ndërkohë që punonjësit e rafinerisë së Ballshit kërkojnë rinisjen e punës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›