E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arnim i jashtëzakonshëm sigurie nga Microsoft

Microsoft ka deklaruar se do të publikojë arnimin e jashtëzakonshëm për një lëshim sigurie, i cili ka të bëjë me mënyrën se si Windows manipulon me shkurtesat me prapashtesat .ink.
Sipas deklaratës zyrtare lëshimi është i lidhur me kodin i cili përpunon fajllat me prapashtesat .ink, e me të janë të prekura të gjitha versionet aktuale të Windows. Fillimisht ky lëshim është përdorur për përhapjen e krimbit Stuxnet përmes  USB-ve, por tani lëshimi ka filluar të keqpërdoret dhe në kombinim me virusin e quajtur Sality.At, i cili përhapet dukshëm më shpejt se krimbi Stuxnet.
Përhapjen e infektimit në Microsoft e kanë vlerësuar aq të rrezikshëm sa që kanë vendosur të publikojnë një arnim të jashtëzakonshëm para publikimit të tyre të rregullt të arnimeve me 10 gusht.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›