Kangurët "dembelë", nuk kërcejnë si dikur

Kampionët e kërcimit së larti, kangurët, po bëhen gjithnjë e më dembelë dhe po evitojnë kërcimin e tyre karakteristik. Sipas studiuesve, kjo është pasojë e ndryshimeve klimaterike që kanë përfshirë kontinentin australian në shekujt e fundit.
Në këtë përfundim kanë arritur paleontologët e universiteteve “Flinders” në qytetin e Adelaides dhe “Murdok” në Perth të Australisë. Ata studiuan 35 fosile kangurësh dhe përdorën metodën e krahasimit të fizikut të tyre me të njëjtët marsupialë të ditëve të sotme, ku u vu re se kocka e këmbëve, e cila përdoret për kërcimin së larti, ka pësuar ndryshime thelbësore, duke u përshtatur më shumë për rezistencë në udhëtime të gjata.
Studiuesit shpjegojnë se me pakësimin e pyjeve dhe të fushave me ushqim për kangurët, ata po përshtaten duke evituar kërcimet së larti dhe duke u përqendruar tek vrapimi për të arritur sa më parë tek ushqimi, transmeton TCH.
Raporti i shkencëtarëve australianë u botua në “Zoological Journal of the Linnean Society” dhe, sipas ekspertëve, tregon edhe njëherë rolin e barometrit që kanë kangurët dhe marsupialët e tjerë në ndryshimet klimaterike.