Ushqimet industriale shkaktojnë çrregullime gastrointestinale

Minnesota, 1 gusht - Konsumi i sasive të mëdha të ushqimeve të përpunuara (industriale) dhe çrregullimet gastrointestinale mund të jenë të lidhura. Gjithnjë e më shumë kompanitë po përdorin në prodhimet e tyre insulinën, e cila në qoftë se merret në doza të konsiderueshme, mund të shkaktojë disa probleme.
Ky është konkluzioni i një studimi drejtuar nga doktoresha Joanne Slavin në “Department of Food Science and Nutrition” në University of Minnesota. Sipas studiuesve, problemet e mundshme janë për shkak të strukturës së saj: ndryshe nga polisakaridet e tjera, insulina shkon në zorrën e trashë ku stimulon rritjen e baktereve të mira dhe kjo shkon kundër fermentimit. Dhe atëherë ajo mund të shkaktojë efekte si gazrat në zorrë, vjellje dhe diarre.
Për të testuar këtë, shkencëtarët kanë zgjedhur 26 vullnetarë, të grupmoshave 18-60 vjeç, duke i shtuar mëngjesit të tyre 5 – 10 gram produkte me bazë insuline. Pas kësaj, subjektet janë monitoruar për të identifikuar efektet negative.
Doktoresha Slavin dhe kolegët e saj vunë re, se si varietetet e insulinës kishin rritur shqetësimet gastrointestinale, sidomos ftatulencën dhe fryrjen e barkut.
“Megjithatë, pragu i marrjes së insulinës - thonë studiuesit - është i vështirë për secilin nga ne”. Ajo mund të merret pa kuptuar nga pijet e ndryshme, çokollatat etj.