E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seksi më i mirë, pas moshës 40-vjeç

New Jears, 31 korrik – Një studim amerikan ka analizuar problematikën mes gjinisë femërore dhe aktivitetit seksual, e raporteve që krijohen mes tyre me kalimin e moshës, duke arritur në përfundimin se seksi më i mirë zhvillohet pas moshës 40-vjeç.

Ndërsa më shumë se dy të tretat e të anketuarve kanë treguar se kanë mosfunksionime në aktin seksual si duhet, e kështu që hulumtuesit kanë arritur në përfundimin se midis moshës 18 dhe 31 vjet, më pak se gjysma e çifteve e arrijnë orgazmën.

Sipas studimit të organizuar nga Universiteti i Hackensackut në New Jears, për gratë, kulmi i kënaqësisë seksuale vjen pas moshës 40 vjeçare.

Ndërsa pohohet se seksi përbën një problem për gati dy të tretat e popullsisë femërore, transmeton një shkrim agjencia NOA. Studimi amerikan i botuar edhe në revistën britanike “Journal of Urology”, pohon ndër të tjera se në rangun e moshës së mesme, është më i madh vetëbesimi dhe marrëdhënia në moshë të rritur i lejon gratë që të përfitojnë plotësisht nga përvojat seksuale.

Hulumtimi u krye në mëse 600 gra të moshës mes 18 dhe 95 vjeç.

“Qëllimi i tij, - thotë studiuesja Debra Fromer, - ishte për të provuar evolucionin e funksionimit seksual te femrat me kalimin e moshës. Gjatë viteve, rritet vetëdija për rëndësinë e një jete seksuale të kënaqshme për mirëqenien mendore dhe fizike”.

E ndërsa pësohet një rënie fiziologjike rreth moshës 60-vjeçare, studiuesit u thonë grave që të mos dekurajohen, sepse është një problem që prek 47 % të popullsisë.

Ajo, argumentojnë studiuesit, është një çështje që ndikon në kuptim të përgjithshëm mirëqenien e grave, dhe kështu ndikon në cilësinë e tyre të jetës.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›