Arnita Beqiraj, nje "Miss" jo vetem e bukur... Intervistoi: Fjoralba Shahaj
Intervista/ Rrefehet 18-vjecarja qe pak jave me pare rrembeu kuroren e "Miss Albania" dhe qe perfaqesoi vendin ne Kine, ne eventin e madh "Miss World 2010"
Bukuroshja nga Vlora qe mban mbi krye kuroren e "Miss Albania 2010" permbush me se miri qellimin qe ky spektakel pati ne edicionin e sivjetshem; "Per nje mendje te bukur" ishte motoja e eventit, qe u fokusua edhe ne aspektet individuale te formimit te konkurrenteve, padyshim edhe te bukuria. Ne CV-ne e 18-vjecares Arnita Beqiraj, e cila kete vit nis studimet e larta, vec te tjerash shkruhet se ajo flet disa gjuhe, si Anglisht, Italisht, Frengjisht, Spanjisht. Shume e kujdesshme ne deklaratat qe jep, "Miss"-i qe triumfoi edhe per inteligjencen ne "Miss Albania 2010" shprehet se prioritet ne jeten e saj do te jete profesioni, megjithese kjo nuk do te thote nje terheqje nga bota e spektaklit. Padyshim qe ne aspiratat e saj nuk bejne pjese ofertat, qofte edhe tunduese, per kalendare nudo sikurse edhe ka ndodhur me bukuroshe te tjera... Per me teper, lexoni me poshte intervisten ne "KJ.
Ka gati nje muaj e gjysme qe jeni kurorezuar "Miss Albania 2010". Tani qe jane qetesuar disi gjerat, si ndjeheni dhe si e shihni kuroren?
Sigurisht qe vazhdoj te ndihem mire, vleresimi per kuroren qendron i njejte dhe i tille ka per te mbetur gjithmone.
Ju ishit pjesemarrese ne Kine, ku perfaqesuat vendin tone ne konkursin e bukurise "Miss World 2010". A pati dicka qe ju beri pershtypje atje?
Une shkoja atje pas nje eksperience pune me regjisoren Vera Grabocka, ku gjithcka kerkohej ne perfeksion dhe kjo bente qe ne te kishim nje kontakt intensiv njerezor dhe shume te drejtperdrejte me te, gje qe i lehtesonte shume konkurrentet sepse i qartesonte ata per gjithcka qe kerkohej. Kjo, shpresoja shume te ndodhte edhe atje por realisht mungonte, ose e thene me qarte mungonte per nje pjese te mire te vajzave. Gjithsesi, besoj se organizimi i nje spektakli varet shume nga menyra sesi e percepton regjisori i tij, e kjo eshte dicka per te cilen nuk mund te diskutohet.
C'shije ju la ky event i madh boteror?
Ofertat e shumta qe mora, si ne Puerto Rico, Kine etj., edhe pse nuk u kurorezova me cmim, bene qe te largohesha me nje ndjesi pozitive, jo vetem e lidhur me individin tim, por edhe me faktin se permbusha detyrimin kundrejt vendit tim, ate te nje perfaqesimi dinjitoz.
Megjithate, ju u vleresuat ne konkursin e organizuar nga Vera Grabocka, edhe per inteligjencen tuaj. Mendoni se ne te tilla evente mund te "matet" inteligjenca?
Ne "Miss Albania" shkova si te gjitha konkurrentet e tjera, per te marre pjese ne nje konkurs te mirefillte bukurie, ku do te vleresohej thjesht bukuria fizike, por regjisorja Grabocka ishte kujdesur qe jo vetem ta sillte ne nje format te ri kete konkurs, por edhe figuren e "Miss"-it, duke mos e vleresuar vetem fizikisht por edhe menderisht. Sigurisht qe gjenialiteti i saj nuk i le asgje ne dore rastesise dhe per te arritur kete synim ishin organizuar Talk Show, te drejtuar me shume klas nga prezantuesja Alketa Vejsiu, ku cdo konkurrent mund te shpaloste bagazhin e tij intelektual ne lidhje me temat e ndryshme.
A e ndjete rivalitetin e dy vajzave qe patet ne finale, te cilat jane shpallur "Supermodele", Dorela dhe Mikaela? E menduat se ndonjera prej tyre mund te ishte "Miss"-i i pritshem?
Rivaliteti ndihej jo vetem ndermjet Doreles dhe Mikaeles. Ne kete rast duhet permendur fakti se konkursi i bukurise, i organizuar nga regjisorja Grabocka, eshte nje konkurs shume prestigjioz dhe kjo e ben cdo vajze te perzgjedhur per te qene pjese e tij, nje konkurrente te forte dhe te denje per titullin e me te bukures se Shqiperise.
Si mendoni, pse shumica e femrave qe dalin nga konkurset e bukurise, i shoqeron nje paragjykim sikur ato jane "pak te lexuara". A ju rezulton e vertete kjo, nga eksperienca juaj me vajzat e tjera?
Nuk do t'ia lejoja vetes te shprehesha ne kete pike, pasi nuk mendoj se i kam atributet per te gjykuar askend. Gjithsesi, ajo qe do te thosha eshte se cdo vajze pjesemarrese ne kete eveniment ka lene nje mbrese shume pozitive tek une.
Tanime qe viti i pare i studimeve te larta per ju sapo ka filluar, si ju shohin ne auditore studentet e tjere, pasi kane nje "Miss" ne klase?
Me keqardhje do t'u pergjigjesha se viti im shkollor nuk ka nisur ende per shkak te angazhimit tim ne "Miss World", por ka per te nisur shume shpejt, javen e ardhshme dhe aty uroj qe thjesht te me shohin si nje shoqen e tyre te klases, ose si nje kolege te ardhshme.
Rruga juaj do te jete ne profesionin qe do zhvilloni ne universitet, apo per momentin, fokusi juaj eshte te spektaklet e bukurise dhe moda?
Absolutisht qe aspiroj nje karriere te suksesshme ne profesionin qe une kam zgjedhur, megjithese kjo nuk do te thote nje terheqje nga bota e spektaklit.
Na tregoni dicka me teper nga vetja, gjera qe nuk zbulohen permes ekranit? P.sh, a jeni natyre kokeforte (si vlonjate), a mbani diete, a hani cokollata, a keni te dashur dhe nese po, a eshte ai xheloz, a jeni tip protagonist etj?
Une jam shume krenare qe jam vlonjate, por per sa i perket kokefortesise do te thosha se veprimtaria ime, njelloj si ajo e cdo njeriu tjeter, zhvillohet brenda nje konteksti logjik dhe ne ato momente, ne te cilat une besoj se kam te drejte, kembengul deri ne ate pike saqe mund te cilesohet si kokefortesi. Ne lidhje me vazhdimin e pyetjes per dietat etj.. do te shprehesha se nuk kane qene asnjehere pjese e perditshmerise sime, ndersa cokollatat i dashuroj...
A do te pranonit per hir te fames te pozonit p.sh. nudo per nje kalendar apo sherbim fotografik?
Te kerkosh te behesh e famshme, per mua nuk do te thote te shkelesh mbi limitet dhe parimet e tua. Shembulli i dhene nga ju pak me lart, shkon ndesh me limitet dhe parimet e mia.
Arnita, mendon se njerezit ndryshojne pasi behen te njohur per publikun, pasi shume mendojne se behen disi "mendjemedhenj". Si psh., si e shihni shoqerine tuaj tani, a ju pelqen te shoqeroheni me shume me personazhe publike?
Mendoj se kjo ka te beje me personalitetin e gjithkujt. Nje personalitet te forte nuk mendoj se fama e con ne vetekenaqesi e si rrjedhoje, mendjemadhesi. Personalisht, titulli qe mbaj tani nuk ka ndikuar aspak ne marredheniet e mia me personat e mi te afert e aq me pak me shoqerine. Do te doja te permendja faktin se shoqeria ime nuk eshte nje shoqeri e krijuar se afermi, por eshte nje shoqeri me baza qysh ne femijerine time dhe asgje nuk besoj se do te mund t'i prishte ekuilibrat e mi.
Ne raport me shume "Miss"-e te tjera, na ben pershtypje qe ju jeni me e gjate, pasi ne pergjithesi permasat e vajzave qe kane rrembyer kuroren, nuk kane qene perhere ato te deshiruarat... Ju jeni marre edhe me sport per kete gjatesi qe keni apo vetem not?
Jo, nuk jam marre me sport. Cdo gje qe kam eshte gjenetike e paster. Per sa i perket notit, pervecse eshte karakteristike e qytetit e si rrjedhoje e qytetareve, tek une vjen me i perforcuar pasi familja ime ka nje lidhje te pazgjidhshme me detin dhe te gjithe meshkujt e familjes sime gjithe veprimtarine e tyre e kane pasur te lidhur me detin. Im ate ka qene kapiten anije.
Cila nga "Miss"-et e vendit tone mendoni se i ka rezistuar te gjitha koherave, pavaresisht se cdonjera prej tyre eshte e vecante?
Personalisht e kam thene edhe me pare se te preferuarat e mia jane Valbona Selimllari dhe Ilda Reka, duket sikur koha nuk kalon per to.
Se fundmi, ndonje gje per te shtuar qe e lame pa thene?
Se fundmi, do te doja thjesht te falenderoja familjen time per cdo gje qe ka bere per mua dhe nuk do te lodhesha kurre se shprehuri mirenjohjen dhe adhurimin tim per regjisoren Vera Grabocka. Gjithashtu, ju falenderoj edhe juve per intervisten. Faleminderit!