"Serbia duhet te njohe Kosoven per te hyre ne BE
"Serbia duhet te njohe Kosoven nese do te anetaresohet ne BE", - citohet te kete thene ndihmessekretari i Ministrise se Jashtme Franceze per Evropen, Roland Galharague ne bisede me zyrtare amerikane ne fillim te ketij viti. Sipas nje telegrami te dates 22 shkurt 2010 te ambasades amerikane ne Paris, te botuar nga Wikileaks, ndihmes sekretari i Ministrise se Jashtme Franceze per Evropen, Roland Galharague, ne takime te ndara me Ndihmes Sekretarin per Ceshtje te Sigurise Nderkombetare, Alexander Vershbow, dhe Zevendes Sekretarin e Shtetit per ceshtje evropiane, Spencer Boyer, ka kerkuar bashkepunimin e qeverise amerikane me BE-ne per te dekurajuar serbet nga propozimi i nje rezolute per Kosoven ne Kombet e Bashkuara ne fillim te vitit.
Galharague citohet te kete thene se Ministri i Jashtem serb Jeremiq "duket se beson qe Serbia mund te fitoje persa i perket Kosoves dhe te fitoje hyrjen ne BE. Duhet t'i themi se kjo nuk eshte e vertete". Sipas shpjegimit ne telegram, BE deri tani (shkurt 2010) ka mbajtur qendrimin se ceshtja e Kosoves dhe anetaresimi i Serbise ne BE nuk ishin te lidhura zyrtarisht.
"Nuk kishte kushtezim formal," tha Galharague, duke shtuar se serbet tani e kuptojne se per te qene anetar te BE-se ata duhet eventualisht te njohin Kosoven.
Per me tej, ka thene Galharague, para se serbet te anetaresohen ne BE, ata do te duhet te zgjidhin ceshtjet kyce me Kosoven ne fushat e drejtesise, policise, doganave, transportit, bujqesise, si dhe dallimet rreth emrave dhe terminologjise. Ne telegramin e botuar nga Wikileaks thuhet se "menyra me e mire per Serbine qe te adresoje ceshtjet qe kane te bejne me Kosoven eshte duke punuar me EULEX-in. "Ndonese ne fund te fundit," ka perseritur Galharague, "Serbia duhet te njohe Kosoven nese deshiron te anetaresohet ne BE."