Ekspozita "Onufri", brenda vendit dhe me artiste te rinj
Ekspozita Nderkombetare e Arteve Vizive, "Onufri 2010", qe celet me 23 dhjetor ne ambientet e Galerise se Arteve, edhe kete vit do te kete me se shumti pjesemarres vendas. Eshte viti i dyte qe "Onufri" mbledh artiste nga vendi, pjesa me e madhe e te cileve, te rinj. Sakaq, jane bere dje publike edhe emrat e 27 pjesemarresve, mes se cileve bien ne sy edhe artiste shqiptare qe jetojne jashte vendit. Kuratorja e edicionit te 17-te te ketij eventi, studiuesja Suzana Kuka Varvarica, eshte shprehur se mendon te ngreje nje ekspozite qe do te kete si baze "individualitetin e artistit shqiptar ne keto kohe", qe t'i kushtohet artit, artisteve dhe realitetit. "Kete vit titulli i "Onufri 2010" eshte "Une jam artist". Dua te sjell nje atmosfere figurative qe ne fund te fundit do ta beje publikun te mendoje perpara vepres se artit", shprehet Suzana Varvarica, e cila shton se 80% e pjesemarresve jane te rinj. Sipas kuratores tema ka ngacmuar jo pak artiste. "Pjesa e dyte e konceptit ka disa pyetje te cilat une i drejtoja si per veten time, ashtu per te tjeret. Kjo i ka bere ata qe te nxiten, te me afrohen dhe te vijne te aplikojne", vijon me tej Varvarica. Nderkaq, cmimet e edicionit te 17-te te "Onufrit" do te shpallen ne fillim te vitit qe vjen. Vitin e kaluar, kuratori Parid Teferici vendosi qe ky konkurs te mos kishte nje teme te caktuar, gje qe beri qe komentohej se ekspozita nuk kishte ndonje koncept kuratorial. Pati debat ai lloj ndertimi i "Onufrit" edhe nga artiste pjesemarres, te cilet per me teper shprehen pakenaqesine qe nje konkurs i tille te ndahej ne breza artistesh, te rinj e te vjeter. Kjo pasi, nje vit me pare fituesit u ndane ne dy grupe, ai i gjenerates se vjeter, qe u fitua nga Hasan Nallbani dhe dy fituesit e gjenerates se re, qe u shpallen te rinjte, Aldi Zgjani dhe Enkelejd Zonja.
Lista e artisteve pjesemarres ne "Onufri 2010"
1. Andi Hila
2. Alketa Ramaj
3. Anon
4. Artan Dracini
5. Driton Selmani
6. Gazmend Leka
7. Genti Korini
8. Gentian Gjikopulli
9. Greta Lami
10. Gjergji Shoshi
11. Edmond Gjikopulli
12. Endri Dani
13. Enkelejd Zonja
14. Entela Kasemi
15. Heldi Pema
16. Ilirjan Shima
17. Ledia Konstandini
18. Matilda Odobashi
19. Nje njeri
20. Nikolin Bujari
21. Oriana Kamberi
22. Rezart Galica-GIqi
23. Sabile Tmava-BILLI
24. Sara Capaliku
25. Sidi Kanani
26. Violana Murataj
27. Yllka Gjollesha