"Prishtine-Beograd", jo per ceshtje politike Bekim Shehu
INTERVISTA/ Me 12 dhjetor ne Kosove zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Ne bisede me DW presidenti ne detyre i Kosoves Jakup Krasniqi flet per fushaten aktuale zgjedhore, per subjektet politike serbe, per dialogun Prishtine - Beograd
Jemi ne mes te fushates parazgjedhore per zgjedhjet e pergjithshme, cili eshte vleresimi juaj per ecurine e fushates?
Po fushata ka filluar dhe mund te them se fillimet e saj jane mjaft te mira edhe pse jemi ne fazen kur institucionet jane ose ne doreheqje ose ne detyre. Situata politike dhe e sigurise eshte mjaft stabile, partite politike ne pergjithesi jane duke e bere nje gare korrekte, nganjehere edhe me nje gjuhe te ashper te partive opozitare, ne ndonje rast edhe e paargumentuar, por edhe kjo eshte pjese e fushates dhe pjese e proceseve demokratike neper te cilat po kalon Kosova. E rendesishme eshte qe nga keto zgjedhje do te dalin institucionet e reja mbi bazen e vullnetit te shprehur nga qytetaret e Kosoves.
Gjuha qe po perdoret ne fushate nga partite politike, eshte konform kodit te sjelljes ku partite politike e nenshkruan kete kod ne pranine tuaj?
Realisht jo te gjitha subjektet politike jane duke e respektuar kodin e sjelljes per faktin qe kodi i sjelljes me teper preferon qe gjuha e subjekteve politike ne fushate te jete nje gjuhe me e kulturuar, te kete nje miresjellje dhe te jete gjuhe e argumentuar. Jo vetem partite qe e kane nenshkruar kodin, por ka edhe disa parti te cilat here pas here dalin jashte ketij kodi.
Ka nje numer shume te madh te vezhguesve qe jane akredituar per keto zgjedhje, numri me i madh krahasuar me te gjitha zgjedhjet e shkuara. Shume analiste thone se kjo eshte nje shfaqje e frikes per manipulim te zgjedhjeve?
Kjo eshte e vertete qe ka nje numer te madh vezhguesish te subjekteve politike qe jane akredituar dhe kjo ndoshta e ka edhe nje ane pozitive, sepse partite politike deshirojne te jene te sigurta qe vota e qytetareve te shkoje aty ku eshte vullneti i tyre. Nese eshte kjo arsyeja, ndoshta eshte mire qe ka shume vezhgues, ne menyre qe pas zgjedhjeve asnje subjekt politik te mos kete ankesa dhe asnje subjekt politik te mos kete arsye per ta kontestuar rezultatin e zgjedhjeve edhe pse prania e shume vezhguesve ne qendrat e votimit dhe ne vendvotime ndoshta krijon huti dhe veshtiresi per zgjedhesit te cilet dalin per ta hedhur voten e tyre.
Serbet e kane kuptuar se e ardhmja e tyre eshte ne institucionet e Kosoves
Nje pjese e serbeve do te marrin pjese ne zgjedhje, tashme kemi tete subjekte politike serbe te certifikuara, mirepo, kemi pjesen veriore te Kosoves ku disa perfaqesues te serbeve kane thene se nuk do te lejojne hapjen e qendrave te votimit, cfare u thoni serbeve?
Eshte e vertete qe nje pjese e madhe e komunitetit serb ka filluar ta kuptoje se perspektiva dhe e ardhmja e tyre eshte ne institucionet e Kosoves dhe te jene pjese integruese e proceseve qe po zhvillohen ne Kosove. Ne na vjen keq qe disa politikane serbe ne Beograd u kane bere thirrje serbeve qe mos te dalin ne zgjedhje, por ka edhe te atille qe jane pajtuar me realitetin qe eshte krijuar ne Kosove dhe u kane bere thirrje serbeve qe te dalin ne zgjedhje. Realisht gjendje me e pakuptimte per serbet eshte pjesa veriore e Kosoves ku nuk ka sundim te rendit dhe ligjit. Megjithate ne shpresojme qe edhe ne pjesen veriore te Kosoves do te kete qytetare serbe qe deshirojne te jene pjese e ndryshimeve demokratike qe kane ndodhur dhe pritet te ndodhin edhe ne kete pjese te Kosoves.
Pjesemarrja e serbeve ne zgjedhje, mund ta lehtesoje dialogun e ardhshem, Prishtine-Beograd?
Konsideroj qe pjesemarrja e serbeve ne zgjedhjet e kaluara per pushtetin lokal dhe tashme certifikimi i tete subjekteve politike serbe per te garuar ne zgjedhjet e pergjithshme, tregojne ne radhe te pare se komuniteti serbe ne Kosove po behet pjese e proceseve demokratike dhe institucioneve kosovare, kjo padyshim qe do t'i ndihmoje ata. Por, serbet kane edhe nje arsye tjeter, qe me Kushtetuten e Kosoves dhe me dokumentin gjitheperfshires te Marti Ahtisarit, serbeve u eshte bere nje oferte e mire qe nje shtet mund t'i beje nje komuniteti pakice dhe ne presim qe serbet e Kosoves t'i shfrytezojne keto te drejta qe ua ofron Kushtetuta e Kosoves dhe qe me pare u ka ofruar dokumentit gjitheperfshires i presidentit Ahtisari.
Dialogu shqiptaro-serb nuk zhvillohet per ceshtje politike
Kur do te filloje dialogu Prishtine Beograd?
Dialogu per disa ceshtje sic eshte te zhdukurit, dokumentacioni kadastral dhe eksponatet kulturore te antikes qe i ka plackitur Beogradi jane zhvilluar edhe ne te kaluaren. Tash ne jemi ne fushaten zgjedhore dhe presim qe ne muajin janar te krijohen institucionet qe do te dalin nga zgjedhjet e 12 dhjetorit dhe me krijimin e institucioneve te reja une mendoje se Kosova i ka te gjitha predispozitat qe te filloje dialogun per ceshtje qe jane te interes te perbashket per ceshtje qe e ngrejee kualitetin e jetes. Ne e dime qe Kosova me Serbine tani nuk bisedon per ceshtje politike, por bisedon per ndryshimin e kualitetit te jetes se qytetareve te te dyja vendeve dhe keta qytetare gjenden ne te dyja shtetet tona. Jane shqiptaret ne jug te Serbise te cilet nuk e kane jeten e mire, kane veshtiresi per te qarkulluar lirshem ne te dyja anet e kufirit. Ndersa, ne anen tjeter ne jemi te interesuar qe edhe serbet e Kosoves te jene pjese e Kosoves dhe mos te kene pengesa per te levizur lirshem ne drejtim te Serbise. Por, ne fund te fundit duhet te bisedohet edhe per dokumentet e Kosoves qe nuk i pranon Serbia, pastaj tu mundesohet qytetareve te Kosoves dhe mallrave kosovare qe ta shfrytezojne territorin e Serbise per te kaluar ne vendet e ndryshme te Evropes.
E permendet ceshtjen e shqiptareve ne jug te Serbise. Do te jete kjo nje nga pikat e platformes se Prishtines zyrtare ne bisedimet me Serbine?
Krasniqi: Une gjithmone po i referohem rezolutes se fundit te OKB per bisedimet Beograd dhe qe i referohet kualitetit te jetes se qytetareve. Realisht ne nuk mund te flasim me Serbine vetem per serbet e Kosoves te cilet e kane nje oferte shume serioze sic eshte pakoja e Marti Ahtisarit. Pra, une konsideroj se pozita e serbeve ne Kosove eshte shume me e mire sesa qe eshte pozita e shqiptareve ne Serbi, pra eshte e drejte dhe obligim i yni qe te kerkojme nje kualitet me te mire te jetes se shqiptareve ne Serbi.
Mund te kete Prishtina zyrtare nje plan te ngjashem per shqiptaret ne Serbi sic kishte nje plan te Ahtisarit per serbet ne Kosove?
Ne synojme integrimin ne Bashkimin Evropian dhe Bashkimi Evropian ka vendosur standard per komunitetet pakice. Nese komuniteti serb ka standarde te ngritura ne Kosove, pse mos t'i kete komuniteti shqiptar ne Serbi.
Nderkombetaret vetem lehtesues te dialogut Prishtine - Beograd
Se fundi kemi paralajmerime nga shefi i UNMIK-ut ne Kosove Lamberto Zannieri se ai mund te ndihmoje ne lehtesimin e dialogut Prishtine - Beograd, madje ai thote se ne kete pike e ka mbeshtetjen e Ban Ki Mun-it. E mbeshtesni ju kete angazhim te UNMIK-ut?
Pala kosovare gjithmone ka pasur nje respekt per prezencen e UNMIK-ut ne Kosove, tash jemi te vetedijshem qe UNMIK-u eshte ne fazen perfundimtare te misionit dhe se voni kryesisht ka qene i perqendruar vetem ne pjesen veriore te Kosoves. Ne e vleresojme kontributin qe ka dhene Zannieri dhe OKB-ja per pjesen veriore te Kosoves, ndonese nuk ka qene i mjaftueshem. Tash Kosova eshte shtet i pavarur dhe sovran i njohur nga 72 vende te botes, i anetaresuar ne FMN dhe ne Banken Boterore dhe mendoj se tani jemi ne fazen kur bisedimet ndermjet Prishtines dhe Beogradit duhet te behen pa ndonje ndermjetesim te madh nderkombetar. Per t'i lehtesuar bisedimet Prishtine Beograd, mund te angazhohet edhe shefi i UNMIK-ut edhe Bashkimi Evropian, mund te jene edhe perfaqesuesit e misionit EULEX, por gjithnje duke theksuar se pala nderkombetare mund te jete gjithnje vetem si lehtesues i dialogut Prishtine-Beograd.
Veriu i Kosoves eshte pjesa me problematike qe mund te jete ne bisedimet Prishtine Beograd, do te bisedohet per ndonje status te vecante ne kuader te Kosoves per veriun e saj i banuar me shumice serbe?
Deri tani ne asnje nivel politik nuk eshte shtruar ceshtja qe te bisedohet per dicka qe eshte drejt hapjes se planit te Marti Ahtisarit. Ne mendojme se krejt ajo cfare mund te bisedohet eshte qe duhet te kerkohet qe Beogradi te mos perzihet ne jeten politike dhe ne ate te sigurise, si dhe ne jeten institucionale ne Kosove. Pala kosovare ka te drejte te kerkoje nderprerjen e ketyre nderhyrjeve te Serbise ne ate pjese te Kosoves dhe pastaj te fillojne bisedat ne kushte te barabarta dhe me qellimin qe jo vetem ta lehtesojme komunikimin e serbeve te asaj pjese me Serbine por per te lehtesuar komunikimin ne pergjithesi te Kosoves me Serbine. Nese hapen bisedimet qe jane jashte pakos se Marti Ahtisarit, atehere ato nuk jane bisedime per te ndryshuar kualitetin e jetes se qytetareve, por ato do te merrnin karakter politik dhe Kosova nuk eshte e pergatitur per kete lloj bisedimesh.
Kete qe e thoni, eshte kusht i Prishtines zyrtare qe dialogu me Beogradin mund te filloje vetem atehere kur Beogradi nuk nderhyne ne veriun e Kosoves?
Per kushtet dhe pikat e bisedave me Serbine do te vendosin institucionet qe dalin nga zgjedhjet e pergjithshme. Por, une mendoj se ky kusht nuk do te duhej te ishte kusht i vetem i Prishtines por edhe i Bashkimit Evropian ku Serbia tenton te behet pjese integruese ne BE, qe Serbia te hiqte dore nga te gjitha llojet e nderhyrjeve brenda kufijve te shtetit te Kosoves.