Arnohet Rruga e Kombit, ndërhyrje në muret mbrojtëse të Kalimash-Morinë
Kukës- Si pasojë e nevojës për ndërhyrje urgjente në autostradën Kalimash-Morinë ka nisur puna për shmangien e problemeve që janë evidentuar rishtazi nga ekspertët në muret anësore të saj.
Me një fond të ditëve të fundit specialistët kanë menduar që të ndërtojnë mure të larta që në themel të rrugës, sepse kjo është konsideruar si mënyra më e mirë për të penguar lëvizjen sipërfaqes së kodrës në segmentin më problematik atë Kukës- Fushë Dukagjin.
Sipas ekspertëve aksi, pjesë e autostradës Durrës-Kukës, që nga ndërtimi i saj ka shfaqur probleme në rrëshqitjen e trasesë apo edhe mureve anësore që janë ndërtuar për të evituar rrëshqitjen e dherave e gurëve. Por ekspertët thonë se muret nuk janë ndërtuar sipas standardeve të duhura.
Nga raporet e mediave gjatë stinës së ftohtë me dëborë e shira traseja e rrugës izolohet nga sasi të mëdha shkëmbinjsh e dherash që bien në rrugë. Ekspertët thonë se ndërhyja do të shmangi mundësinë që të gjitha skarpartat anësore të dalin jashtë funksionit.
E akorduar nga Drejtoria e Përgjithshme të Rrugëve ndërhyrja kap vlerën e 35 millionë lekëve dhe punimet e nisura pritet që të përfundojnë brenda 1 muaji.