Mashtrim alla Gjallica, prokuroria: 12 vite burg për Shemsie Kadrinë
Tiranë- Prokuroria ka kërkuar 12 vite burg për ish-bosen e firmës së fajdeve Gjallica, Shemsie Kadria me akuzën e mashtrimit të tre personave.
Shemsie Kadria u rishfaq pak muaj më parë në gjykatë sërish si e pandehur. Ajo akuzohet se ka mashtruar tre personave, të cilëve në total i ka marrë shumën e 43 milionë lekë të vjetra dhe 2.700 dollarë amerikan.
Sipas prokurorisë Kadria i kishte premtuar këtyre personave apartamente nga një firmë ndërtimi që nuk ekziston fare në regjistrimin elektronik të QKR-së.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 2008, afro një vit nga lirimi i saj nga burgu ku Shemsia vuajti 10 vjet heqje lirie për mashtrim me ‘Gjallicën’.
Nga ana e tij avokati mbrojtës i ish-boses së Gjallicës ka pranuar faktin se klientja e tij ‘i ka marrë paratë, por e justifikoi atë se do t’i përdorte për përfundimin e pallatit dhe më pas do ti siguronte apartamentin’.
Pak kohë më parë ish-bosja e një prek kompanive piramidale, shembja e të cilave prodhoi revoltën e madhe të 1997-ës, Shemsie Kadria, deklaroi se si e kishte krijuar firmën e se do të rihapë procesin gjyqësor për kompaninë e saj ‘Gjallica’. Ajo deklaroi se e kanë zhveshur nga çdo lloj pasurie, duke e nxjerrë në rrugë.