E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha strategji pushtuese për pronat. Ju do vetëm në fushatë

rama-prrenjesPrrenjas- Kreu i Partisë Socialiste e ka nisur fushatën e sotme në qytetin e Prrenjasit, ku gjatë një bashkëbisedimi me banorë dhe ish-minatorë, ai ka premtuar më shumë investime në sistemin minerar.

Rama i është kundërpërgjigjutr edhe premtimeve të kryeministrit në Bulqizë, ku tha se mosha e pensionit për minatorët do të shkojë në 50 vjeç, duke thënë se ai para pak kohësh e refuzoi këtë propozim të bërë nga opozita. Kryesocialisti tha se do të ruajë gjeneratat e vjetra, të cilët janë ekspertë në miniera dhe nxjerrjen e minerareve. Ai ka folur edhe për akuzat e djeshme të Berishë, duke thënë se ai i trajton qytetarët si zgjedhës.

Është për të ardhur keq për ne si shqiptarë që qeverisja është katandisur në pikën kur kryeminitri thotë nga një marrëzi të re dhe ndjek fushat e opozitës. Duke ju shmangur disfatës me premtime abuzive, me shpërdorim të madh të rolit publik të një kryeministri dhe në shkelje të dinjitetit të zgjedhjsve. Sot duke marrë vesh që jem këtu ka thënë se do e çojë moshën e pensionit 50 vjeç, por jami i bindur që të përmten do e çojë 40 vjeç. Para tre muaj e nisi me 60 vjeç, më pas 55 dhe tani 50. Për minatorët do e çojë deri në 40 vjeç, por nuk pranon që është i lodhur dhe të dalë në pension të lexojë përralla,- tha Rama.

Me demek qënkam armik. Historia ka treguar që unë nuk jam armik, por SaliU nuk është miku i tyre. I ka dashur mish për top për fushatë. Pengje për tapitë sa herë është afruar fushata. I ka trajtuar vetëm si zgjedhës jo si njerëz. Në vend të thoshte kush është armiku i tyre duhet të dilte krenar të thoshte i bëra legailizime. Përvec se ka qenë i pafatë nuk gjen fjalë tjetër vetëm sulmon opozitën,. Por nuk e ha më njeri këtë,- vijoi ai.

Sa i përket çështjes së pronës ai deklaroi se është kthyer në një fenomen shqetësues, ndërsa premtoi legalizim falas pas 23 qershorit.

Prona është bërë një lesh e li. Përveç probleme përfaqësore që ka çështja e pronë si janë mbivendosur orekset e oborrit familjar të kryeministrit që i ka trasnferuar në çështje të një strategji pushtimi. Pushtim i pronave publike nëpërmjet abuzimit me detyrën. Pushtim nga të katër anët duke privuar shqiptarët dhe duke mos i dhënë drejtim çështjes së legalizimeve,- deklaroi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›