Arnold Schwarzenegger xhiron vazhdimin e ri të "Terminator" -it

Ka të ngjarë që Arnold Schwarzenegger ta ketë kuptuar seriozisht fjalinë e personazhit të vet "I' ll be back" (Do të kthehem), ndaj dhe ka filluar së xhiruari edhe një vazhdim të filmit të popullarizuar "Terminator".
Schwarzenegger do të luajë edhe një herë rolin që ia ka përcaktuar karrierën, porse shumë kritikë tashmë pyeten në do ta njollosë atë marrë para sysh se ka bërë 65 vjet dhe se është shumë plak për ta interpretuar sërish.
Skenarin për vazhdimin e ri e shkruajnë Laeta Kalogridis dhe Patrick Luser, ndërsa regjisori ende nuk dihet e premiera do të duhej të shfaqej në vitin 2015./Indeksonline/