Rita ORA publikon pjesën e dytë të ‘Shine Ya Light’

Ylli kosovar e cila ka bërë famë ndërkombëtare, Rita ORA ka publikuar një version të ri të videos së këngës “Shine Ya Light”, të cilin e kishte realizuar në Kosovë.
Rita edhe në skenat e reja të videos “Shine Ya Light” ka përdorur xhirimet e bëra në Kosovë dhe kjo është videoja e saj e dytë për këtë vit që ajo e publikon pak para verës.
Videoja e dytë që mund ta shikoni më poshtë që ka sjell këngëtarja 21-vjeçare është edhe më i fuqishëm se i pari, përderisa ai sot ka filluar të transmetohet në të gjithë televizionet e muzikës argëtuese në Botë, përfshirë MTV dhe Viva.
Kujtojmë se muaj më parë ajo kishte publikuar videokëngën ‘Radioactive’, e cila pati një numër të madh të shikuesve dhe gjendej në vendet e para në top-listat britanike dhe disa vendeve tjera botërore./Indeksonline/