Haradinaj beson në pafajësinë e Selimit

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka vizituar sot familjen e ish-bashkëluftëtarit të tij, Sylejman Selimit. Ai ka thënë se beson fuqishëm në fitoren e radhës të gjeneral Sylejman Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tij, dhe në pastërtinë e plotë të luftës së UÇK-së.
Deputeteti Haradinaj ka thënë se e ka për nder që e ka mik dhe ish-bashkëluftëtar gjeneralin Sylejman Selimi, duke thënë, me këtë rast se e gjithë përvoja e tij me këtë familje ishte veç nder e burrëri, ashtu siç e kanë vërtet shqiptarët.
Haradinaj ka thënë se beson fuqishëm në fitoren e radhës të gjeneral Sylejman Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tij, dhe në pastërtinë e plotë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Syla është njohur për vlera të larta njerëzore, si luftëtar i vërtetë që lirinë e kishte mbi të gjitha, si burrë fisnik dhe si udhëheqës në nivelin dhe përgjegjësinë më të lartë profesionale. Andaj, sikur edhe shumë bashkëluftëtarë të tij, që e vërtetuan pastërtinë e luftës sonë për liri, unë besoj fuqishëm se edhe gjeneral Sylejman Selimi do ta vërtetojë dhe rikonfirmojë edhe një herë atë në këtë proces të imponuar”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar edhe një herë besimin që ka në vlerat e larta të drejtësisë evropiane në këtë proces dhe në vyrtytet e larta të gjeneral Sylejman Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tij. /Indeksonline/