Arnold Shvarceneger: I mbijetova Marias
Nuk dihet nëse Marias do i duket me humor kjo bluzë e Arnold Shvarceneger.
Për 25 vite me radhë, Arnold Shvarceneger dhe Maria Shriver ishin një çift i lumtur, deri kur ajo zbuloi se ai e kishte tradhtuar, madje se kishte një fëmijë jashtë martese. Por të dielën ai është parë duke mbajtur veshur këtë bluzë ku thuhet: I mbijetova Marias.
Në të vërtetë këtë bluzë ia dhuroi vetë Maria kur ai la detyrën si guvernator, përpara se të mësonte për tradhtinë e tij. Poshtë saj janë shënuar vitet 2007-2011. Por vetë Arnold i ka vendosur një vijë vitit 2007 dhe ka shënuar 1977, viti kur ai dhe Shriver u bënë çift.
