Trafikantët e drogës zhdukin tribunë e rrallë
Për botën mbarë zbulimi i fotove të një tribuje të rrallë në Amazonë, që nuk kishte asnjë kontakt me pjesën tjetër të njerëzimit, ishte një lajm i jashtëzakonshëm. Fotot e këtyre njerëzve, që shikonin me çudi helikopterin, bënë xhiron e botës. Më vonë pati një diskutim nëse vërtet kjo tribu nuk ka pasur asnjë kontakt me njerëzimin. Por lajmi që ka mbërritur tani është i tmerrshëm. Një zyrtar i qeverisë në Brazil thotë se një grup trafikantësh, të armatosur rëndë, mendohet se e ka zhdukur tribunë. Ata kanë gjetur disa gjurmë shigjetash të thyera e disa gjëra të tjera.
