E Shtunë, 31 Tetor 2026

Simone në Batllavë

Nga Express më 09 gusht 2011 në ora 14:17

Valltari italian, Simone Pigliacelli pasi kishte vizituar shumicën e vendeve ekzotike në Shqipëri, ka zgjedhur që tani ta vizitojë edhe Kosovën.

Mësohet se ai bashkë me Agnesën (partneren e tij të vallëzimit në Dancing With the Stars Albania) kanë vizituar liqenin artificial të Batllavës.

Simone vazhdimisht ka thënë se i pëlqen bukuroshja kosovare, por ata kanë mohuar lidhjen në mes të tyre.

Tani, pas Shqipërisë, italiani si duket ka vendosur që të vizitojë shumicën e vendeve turistike shqiptare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›