Prapë Angela
Angela Martini prapë ka qenë në qendër të shtypit amerikan. Bukuroshja shqiptare, e cila është përfolur për disa lidhje, ndër to edhe ajo me reperin e njohur amerikan, Kaney West.
Gazeta New York Post ka shkruar se modelja shqiptare, edhe pse e kishte siguruar një ftesë për të marrë pjesë në një aheng të producentit dhe reperit West, ajo nuk është lejuar të marrë pjesë.
Gazeta ka shkruar se West ka qenë iniciatori kryesor që mos ta lërë Martinin brenda, pasi kjo e fundit nëpërmes disa personave të tjerë ka bërë thashetheme se ata të dy janë të dashuruar.
"Ajo frekuenton restorantin e tij të preferuar vetëm që të takohet me të. Ajo thotë se janë të dashuruar", ka thënë një burim.
Por, kështu nuk mendon West. Nga ana tjetër, jo shumë kohë më parë, ajo ishte përfolur nga media vendore dhe të huaja se ka flirtuar me miliarderin Donald Trump.
Shkas u bë një fotografi nga një event i Miss Universe. Por, për të sqaruar që puthja ishte në faqe, dhe jo në buzë, modelja e ka postuar videon në Twitter.
Asaj ia ka bashkëngjitur edhe komentin: “A po flisnit për këtë? Rroftë Shqipëria”. Martini e përfaqësoi Shqipërinë në Miss Universe 2010 dhe mbeti në SHBA për ta vazhduar karrierën prej modeleje.