Arquette fillon rehabilitimin

Aktori David Arquette, i cili para pak kohësh u nda nga ish-protagonistja e serialit ‘Friends’, Courtney Cox, ka filluar një program rehabilitimi për problemet që ka me alkoolin.
Arquette (39 vjeç) dhe Cox (46 vjeç) njoftuan në tetor se po ndaheshin pas 11 vitesh bashkë edhe pse u shprehën se duheshin shumë.
Sipas revistës ‘People’, Cox e mbështet ish-bashkëshortin e saj në këtë hap që ka ndërmarrë: “E admiroj David për vendimin që ka marrë. Ai po mundohet të zgjidhë problemin që ka dhe të përmirësojë jetën e tij. E dua dhe e mbështes.”