E Shtunë, 31 Tetor 2026

Culkin ndahet nga e dashura

Aktori Macaulay Culkin është ndarë nga e dashura me të cilën ishte i lidhur që prej tetë vitesh.

Protagonisti i filmit “I Vetëm Në Shtëpi” (“Home Alone”) dhe aktorja Mila Kunnis mendohet se janë ndarë para disa muajsh, por kanë mundur ta mbajnë sekret këtë gjë.

Zëdhënësi i aktores tha: “Ndarja ishte miqësore dhe vazhdojnë të mbeten miq të mirë.”

Mila Kunnis është një nga yjet e rinj të kinemasë dhe ka fituar vlerësime për filmin e saj të fundit “Black Swan”, në të cilin interpreton edhe Natalie Portman.

Ndërsa Macaulay Culkin nuk ka pasur suksesin që korri kur ishte fëmijë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›