E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lohan frymezohet nga Ghandi

Duket se rehabilitimi i ka hapur horizonte të reja aktores Lindsay Lohan. Ajo ka gjetur frymëzim tek lideri Mahatma Ghandi, indiani që ka mbrojtur gjithmonë liritë dhe të drejtat e njeriut.

Lohan e ka cituar Ghandi-n në ‘Twitter’.

Ajo shkroi: “Sot është dita e parë e asaj që ka mbetur nga jeta ime. E ardhmja varet nga ajo që bëjmë në të tashmen.”

Ghandi predikonte për një rezistencë jo të dhunshme ndaj regjimit britanik në Indi përpara se kjo e fundit të fitonte pavarësinë.

24-vjeçarja Lindsay Lohan pritet që të dalë nga qendra e rehabilitimit ku ndodhet të hënën e ardhshme.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›