E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrat janë plot antioksidantë dhe luftojnë sëmundjet

Share

Mesa duket kryeministri ynë nuk ia fut kot kur flet për arrat. Shkencëtarët thonë se ato janë të mbushura me anti-oksidantë, që pengojnë plakjen dhe luftojnë sëmundjet. Pak kohë më parë shkencëtarët thanë se edhe shega është plot me antioksidantë. Mesa duket kryeministri është vërtet në kërkim të përjetësisë.

Sa i përket arrës, shkencëtarët thonë se vetëm shtatë të tilla në ditë ndihmojnë për të ulur kolesterolin dhe për të luftuar sëmundjet.

Profesori Joe Vinson nga Universiteti Scranton në SHBA thotë se arrat luftojnë kolesterolin e dëmshëm. Ato kanë më shumë polifenol se të gjitha llojet e familjes së saj. Megjithatë në Europë nga familja e arrorëve konsumohen më shumë kikirikët.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›