George Lucas: Hollivudi nuk mbështet filmat e zi
Regjisori i famshëm George Lucas thotë se i janë dashur 20 vjet për të bërë filmin e tij të fundit për shkak se ai është një film krejt i zi.
Lucas tha se iu desh të financonte vetë filmin Red Tails, që tregon historinë e disa pilotëve afro- amerikanë që luftuan në Luftën e Dytë Botërore.
Lucas pretendon se asnjë studio e madhe filmash nuk e mbështeti filmin për shkak se asnjë i bardhë nuk kishte rol kryesor në të.
Ua tregova të gjithëve dhe më thanë jo, nuk dimë si ti bëjmë marketing këtij filmi, tha Lucas. Ata nuk besojnë se ka treg jashtë SHBA për këtë film dhe aty bëhen 60 përqind të fitimeve.
Në film luajnë aktorë si fituesi i çmimit Oscar, Cuba Gooding Jr., Terence Howard dhe këngëtari i R&B Ne-Yo. Në film tregohet se si pilotët me ngjyrë mbaheshin veçmas dhe thuajse gjatë gjithë kohës nuk lejoheshin të ngriheshin në ajër, derisa u thirrën të luftonin për vendin e tyre. Filmi rrëfen një histori të vërtetë dhe personit që portretizohet në film i është dhënë Medalja e Artë e Kongresit nga ish- presidenti Bush në vitin 2007.