E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arratia dhe grabitja, 3 bien ne biruce

Arrestime te reja ne lidhje me arratisjen nga Burgu i Dubraves dhe grabitjen e armatosur ne Drenas te Kosoves. Policia vendase tha dje se prangat erdhen "ne vazhden e hetimeve lidhur me arratisjen e shtate te burgosurve nga burgu i Dubraves, si dhe grabitjes dhe tentim-vrasjeve ne Drenas e Vushtrri, ku u plagosen 4 police dhe nje qytetar. Ndaj ne Malisheve dhe Istog jane arrestuar 2 persona dhe nje tjeter eshte shoqeruar ne polici. Sakaq, Drejtoria e Krimeve te Renda ne Prishtine tha se kreu kontrollin e dy shtepive njera ne fshatin Gollubovc, komuna Malisheve dhe tjetra ne Dremje, komuna Istog, ku dhe u lokalizuan te dyshuarit e ngjarjeve. Ne operacion, u sekuestruan nje pushke gjuetie, nje snajper, nje "Kallashnikov", qindra fisheke si dhe dylbi dhe radio nderlidhese. Me aksionin e djeshem shkon ne 23 numri i te arrestuarve per ngjarjet e mesiperme. Nder ta, shtate gardiane te burgut te Dubraves, kater te dyshuar se kane shtene me arme nga pjesa e jashtme e burgut ne castin e arratise dhe tete te tjere qe dyshohen se kane ndihmuar te arratisurit Burim Basha dhe Faton Hajrizi. Keta, dyshohen te kene grabitur dhe tentuar vrasjen e nje qytetari, ne Drenas dhe Vushtrri.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›