E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Abuzimi", prangoset drejtori i aeroportit

Sektori i Hetimit te Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ne kuader te Sherbimit Policor te Kosoves ka arrestuar dje tre te dyshuar, dy zyrtare te larte ne Aeroportin e Prishtines dhe nje pronar i nje biznesi-kompanie. Mes te arrestuarve, eshte dhe Afrim Haziri, drejtor i Aeroportit te Prishtines. Arrestimet jane bere ne baze te dyshimeve per shperdorim te detyres zyrtare, ushtrim te ndikimit, mashtrimit ne detyre dhe lidhje te kontrates se demshme.

Burimet qe citoi dje televizioni i Kosoves, detajuan se te arrestuarit jane Afrim Haziri, drejtori i aeroportit, Vlora Ferizi, zyrtare per prokurim dhe Shkelzen Jusaj, menaxher i firmes "Petrol Company". Hairi eshte arrestuar me dyshimin se ka kryer veprat penale - Shperdorim i Detyres Zyrtare ose Autorizimit, Ushtrim i Ndikimit dhe Mashtrimi ne Detyre. Ferizi akuzohet se ka kryer veprat penale Lidhja e Kontrates se Demshme, Mashtrimi ne detyre dhe Shperdorim i Detyres Zyrtare, kurse Jusaj, pronar i biznesit, eshte prangosur me akuzen "Mashtrimi i Bleresve". Hetimet ne lidhje me kete rast kane filluar para shtate muajve nga sektori i antikrimit ekonomik dhe me urdhrin e prokurorit, jane arrestuar tre te dyshuarit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›