Arratiset Pogradeci thyen Apolonine
Pogradeci konfirmon forcen ne Kategorine I fiton 1-0 me Apolonine ndjekese dhe ngjitet ne kuoten e 28 pikeve duke tentuar te nisin arratisjen drejt elites. Ndeshja u vendos nga goli i Pengut ne te 38-en. Nga dueli mes dy te parave perfitoi Kamza qe mposhti 1-0 gol i Likmetes Mamurrasin dhe tashme eshte e dyta me 25 pike. Tomori ben surprizen duke mposhtur 1-2 Lushnjen ne Roza Haxhiu ndeshja u mbyll me tre kartone te kuq dy per vendasit nje per miqte. Tri piket erdhen pas permbysjes ne 6 minutat e fundit te sfides me golat e Caushajt 84 e 90. Ne javen e 12 nuk u luajt Ada-Gramozi e cila u shty per shkak te permbytjeve. Ne ndeshjet e tjera Bilishti shpartalloi 5-1 Terbunin Gramshi fitoi 3-1 me Partizanin ndersa Vlora dhe Luftetari fituan 1-0 perkatesisht me Beselidhjen dhe Burrelin.