E Diel, 1 Nëntor 2026

Islami: Modeli Edi-Koço zhvaten vendin, detyrë kombëtare ti frenojmë

KASTRIOT-ISLAMI-300x193Tiranë- I përjashtuari nga Partia Socialiste, Kastriot Islami i cili në zgjedhjet e 23 qershorit është vendosur në listën e PD-së, nga selia e Kuvendit akuzoi sot liderin e opozitës Edi Rama se po e përdor partinë për qëllime klienteliste.

Duke folur për kandiatin e PS-së për deputet, Koço Kokëdhimin, njëherësh edhe mik i zotit Rama, Islami tha se dyshja Edi-Koço janë mishërimi i urrejtjes patologjike të liderit shpirtëror të selisë mavi.

Nuk është rastësi që Koço Kokëdhima mbron Edi Ramën dhe Edi Rama nga autobusi elektoral e quan Koçon vlerë të shtuar të PS-së. Ndryshe nga socialistët e ndershëm që nuk morën fonde publike nga Bashkia gjatë gjithë qeverisjes së Edi Ramës, Koço ka marrë 19 miliardë dollarëNjë listë tenderash që ka marrë Kokëdhima nga Rama. Më thoni: Kush nga socialistët e thjeshtë ka marrë qoftë edhe një tender të vogël nga Edi Rama? Askush sepse të gjitha i ka marrë Koço,-tha Islami.

Sipas Islamit modeli Edi-Koço konsiston mbi rryshfete e perfitime personale. Që ja kanë bllokuar llogjiken edhe të birit edhe të atit të PS-së, klientelist. Në modelin e lidhjes biznes-politikë-media, modeli Edi-Koço,-tha ai.

Islami shtoi se në thesin e tyre, Koço e Edi duan të fusin të gjithë Shqipërinë. Është detyrë kombëtare,-tha ai të mos e lejojnë që kjo të ndodhë. Në 2011-ën doli nga dera modeli Edi-Koço e më 23 qershor sdo të ketë asnjë shans të futet nga dritarja, por do të dalë më i nxirë se çfarë është në realitet,-tha Islami në fund të fjalës së tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›