E Diel, 1 Nëntor 2026

Arratiset nga burgu i denuari per atentatin ndaj shefit te krimeve



Artan CENA
TIRANE - Arratiset nga burgu Admir Tafili i denuar me 16 vjet burg per atentatin ndaj ish-shefit te Krimeve te Komisariatit te Policise se Malesise se Madhe Pjeter Petrushi. Tafili kishte marre leje nga drejtuesit e burgut te Shen Kollit se bashku me vellane e tij per shkak te semundjes se nenes. Por dhe pse ishte ne ruajtje nga policia ai eshte larguar nga shtepia e tij ndersa vellai i tij Genc Tafili eshte gjetur aty. Ai eshte larguar nga dritarja e dhomes se gjumit ku ndodhej me bashkeshorten. Nga burime policore eshte mesuar se largimi i Tafilit eshte vene re gati tri ore pasi ai kishte ikur nga banesa duke kryer keshtu dhe arratisjen e bujshme. Me te pare se i denuari nuk ishte aty eshte vene ne alarm e gjithe Policia e Shkodres ndersa jane njoftuar dhe kreret me te larte te Policise se Shtetit. Menjehere jane ngritur sherbime te shumta policie ne te gjithe zonen ndersa eshte blinduar kufiri me Malin e Zi nga ku dyshohet se do te largohet i arratisuri.
ARRATISJA
Admir Tafili duket se e kishte pritur kete leje me qellim qe te vinte ne jete planin e tij. Ai mesohet se kishte mberritur mengjesin e djeshem ne banesen e tij ne lagjen Ahmet Haxhia ne Shkoder. Por pak ore me pas ai eshte arratisur duke ikur nga dritarja e baneses se tij. Me te ka qene dhe i vellai Genc Tafili edhe ai i denuar per vrasjen e ish-drejtorit te Policise por nuk kishte tentuar te largohej. I denuari me 16 vjet burg Admir Tafili kishte siguruar nje leje nga autoritetet e burgut te Shen Kollit bashke me te vellane Genc Tafili edhe ky i burgosur per nje vizite ne shtepi por u largua prej andej ne drejtim te paditur. Mesohet se policia ka marre te gjitha masat per kapjen e tij duke blinduar edhe kufirin me Malin e Zi. Admir Tafili akuzohet per plagosjen e ish-shefit te Krimeve ne Malesine e Madhe Prele Pjetrushi ngjarje e ndodhur ne vitin 2001. Tafili ndodhej ne qeli prej korrikut te vitit 2002 kur policia mundi ta arrestonte ate te plagosur. Ndersa i vellai i tij Genc Tafili eshte i denuar me 25 vjet burg per vrasjen e ish-drejtorit te Policise se Shkodres Arben Zylyftari.
ARRESTIMI
I kerkuari nga policia eshte arrestuar me 1 korrik te vitit 2002 pasi ai beri shkembim zjarri me policine per rreth 30 minuta. Pas nje shperthimi aksidental te nje granate ne banesen e Tafilit ku mbetet i plagosur vete ai policia bie ne gjurmet e tij duke bere dhe rrethimin e baneses. Ne kete moment Tafili nga shtepia e vet hyn ne nje tjeter pak metra larg se tijes nga ku dhe ka nisur te qelloje ndaj policise. Pikerisht ne kete zone dy vjet me pare eshte vrare ish-drejtori i Policise se Shkodres Arben Zylyftari gjate nje aksioni per kapjen e vellait te Admirit. Ne ate ngjarje mbeti i vrare dhe i ati i Admir Tafilit nderkohe qe i vellai eshte arrestuar dhe tani vuan denimin.

Vrasja e Arben Zylyftarit
Drejtori i Policise se Shkodres Arben Zylyftari u vra nga nje plumb ne zemer gjate nje aksioni per arrestimin e dy personave me 3 gusht 2000 ne Shkoder. Dy personat at e bir ishin te kerkuar nga policia pasi akuzoheshin per vrasje. Policia tha se Bahri dhe Admir Tafili dy personat e kerkuar kane hapur zjarr mbi policine gjate momentit kur kjo kishte shkuar ne shtepine e tyre per ti arrestuar. Arben Zylyftari ne ato caste ndodhej ne nje lokal por me tu njoftuar eshte nisur menjehere per ne vendngjarje. Sapo ka mberritur me makine ne zonen ku ndodheshin te rrethuar dy te kerkuarit ndaj tij eshte hapur zjarr dhe nje plumb e ka kapur 37-vjecarin duke e lene te vdekur ne vend. Zylyftari cilesohej si nje nga drejtuesit me te afte te policise. Ne nder te tij edhe Akademise se Rendit i eshte vene emri Arben Zylyftari. Vec tij policia ka nje sere ikonash te tjera qe kane rene ne krye te detyres.

RASTET
Lejet shperblyese ato qe thyhen me shpesh
Lejet shperblyese te dhena nga Drejtoria e Burgjeve per te denuarit nuk jane zbatuar nga shume prej te denuarve. Rasti i fundit eshte ai i dites se djeshme ndersa nuk dihet nese ka te tjere pasi Burgjet nuk i bejne publike.
Shkelqim Skenderi I eshte dhene leje nga Burgu i Burrelit por nuk e ka respektuar. Ai u kap nga policia e ketij institucioni.
Anton Marku I eshte dhene me leje nga Burgu i Krujes. Ai e theu lejen me nje dite dhe me pas u vetedorezuar dite me vone.
Xhevahir Muharremi I eshte dhene leje nga Burgu i Lezhes. Pasi u vonua disa dite eshte kapur nga policia dhe u kthye ne institucion.
Artan Boce I eshte dhene leje nga Burgu i Peqinit. Ai e theu lejen e marre per dy dite duke mos u kthyer ne qeli. Ai u kap nga Komisariati i Policise ne Berat.
Sokol Mahilaj I eshte dhene leje shperblyese nga Burgu i Korces. Ai eshte vetedorezuar nje muaj me vone pasi e kishte thyer lejen e marre.
Drini Shameti I eshte dhene leje shperblyese nga Burgu i Rrogozhines. Por ai nuk e respektoi lejen per disa dite. Me pas eshte kapur nga forcat e policise.

4 Tetor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›