Greqia pranon emigrantet qe humben lejet e qendrimit prej vonesave
Artan CENA
ATHINE - Pas pergjigjes negative per rinovimin e lejes se qendrimit emigranteve qe kane mbetur jashte kufijve te Greqise u jepet mundesia te legalizohen serish ne Greqi
Me ne fund sekretaria e pergjithshme e politikes se emigracionit ka filluar punen. Vete Andrea Xhaki nenshkruan cdo dite vendime apo sqarime te reja qe ne fakt kane qene te domosdoshem prej muajsh. Kete jave e kane radhen emigrantet qe gjate pushimeve apo puneve ne atdhe kane humbur te drejten e kthimit ne Greqi. Numri eshte mese i konsiderueshem perderisa u lejua kalimi i lirshem per mbi nje vit ne kufi nuk u theksua se cfare do te ndodhte ne raste te ndryshme.
Njeri me tipik cfare do te behet me emigrantet prej vitesh te ligjshem ne Greqi qe per arsye te ndryshme i refuzohet rinovimi i lejes se qendrimit. Ndodhet ne Shqiperi nuk ka marre pergjigjen se nuk ekziston mundesia te informohet vertetimi i llojit A qe ka ne dore nuk vlen me dhe ne momentin qe perpiqet te kthehet ne kufi nuk ekziston asnje mundesi si e tille. Porta mbyllet hermetikisht ndersa vete emigranti shpesh here dhe familja mbeten ne nje pikepyetje te madhe e disa pyetje retorike te rreshtuara.
Ketu ka nderhyre para pak ditesh A. Xhakis ne nje leter sqaruese te derguar Periferive te vendit dhe drejtorive te emigracionit duke kerkuar publikimin ne OTA te nivelit te pare te kompetencave te tyre. Sipas sqarimeve ne baze te dispozitave ligjore emigranti qe ka humbur te drejten e kthimit ne Greqi ne menyre te ligjshme nderkohe qe nuk ka patur asnje informim se ka dale pergjigja per rinovimin e lejes se qendrimit e aq me teper qe ajo ishte negative duhet te drejtohet ne nje avokat te dergoje nje prokure ne Greqi qe do te siglohet ne konsullaten e Greqise ne Shqiperi i cili do te kerkoje rishqyrtimin e ceshtjes ne gjykaten vendase e nderkohe do te kerkojne dhe shtyrjen e vendimit per anulimin e lejes se qendrimitme qellim qe emigranti ose familja te kene mundesi te kthehet ne Greqi e nese do te largohet perfundimisht te kryeje cdo procedure e pune ne menyre normale dhe njerezore. Ja cfare perfshihet tekstualisht ne mesazhin e fundit te Andrea Xhakit drejtuar periferive dhe drejtorive te te huajve ne te gjithe Greqine.
Urdher nga Sekretari i Pergjithshem i Politikes se Emigracionit Nr20891
Zbatim i dispozitave te nenit 73 paragrafi 1 ligji 3386/2005 sic ndryshoi dhe eshte i vlefshem
Pas problemeve te njepasnjeshme qe u shfaqen ne rikthimin ne Greqi te shtetasve te vendeve te treta te cilet gjate periudhes se qendrimit ne vendin e tyre me vertetimin e llojit A kane marre pergjigje negative ne kerkesen ne pritje te rinovimin lejes se qendrimit dhe duke pasur parasysh se cfare referohet ne dispoziten e nenit 15 te ligjit 3068/2002 Fletore Zyrtare A 274 per te drejtat e kerkimit te shqyrtimit te ceshtjes ne gjykate te shtetasve te vendeve te tretate cilet marrin pergjigje negative ne kerkesen per rinovimin e lejes se qendrimit
Ne te drejtat e pergjithshme te te drejtes njerezore rreth sigurimit te te drejtave dhe besimit te justifikuar te qytetarit ne administraten dhe fakti se nder kompetencat e konsullates greke ne shtetin e huaj perfshihet dhe e drejta e ushtrimit te detyrave administrative qe ushtrohen nga sektori publik ne Greqi.
Ju bejme te ditur se
Shtetasit e vendeve te treta dhe anetaret e familjes se tyre qe banonin ne Greqite cileve u eshte ndaluar per arsyet e permendura me siper rihyrja ne shtetin grek kane mundesine te kryejne me prokure nepermjet avokatit te tyre kerkese per anulimin e pergjigjes negative refuzimit te lejes se qendrimit kerkese qe paraqitet nga avokati ne gjykaten perkatese te shtetit grek. Prokura do te jete e pranueshme nese vertetohet firma e te interesuarit nga konsullata greke ne vendin e huaj siglimi i firmesne te cilensic referohet me siper lejohen ligjerisht sherbime te sektorit administrative publik.
Ne raste qe me kerkesen e anulimit dorezohet dhe kerkese e shtyrjes se vendimit refuzues per lejen e qendrimit dhe leshohet urdher i perkohshem i shtyrjes se refuzimitose leshohet urdher i pezullimit te vendimit negative avokati i autorizuar me prokure bashkeshorti femijet e mitur dhe vete i interesuari sipas dispozitave ligjore te paragrafit te pare te nenit 73 te ligjit 3386/2005 ofrohet mundesia e dorezimit te vertetimit special te vecante per qendrimin ne Greqi per te interesuarin e anetaret e familjes banore te perhershem ne Greqi.
Perderisa plotesohen kushtet e permendura me siper dhe lejohet leshimi i vertetimit te vecante avokati i autorizuar me prokure pajiset me kete vertetim dhe e dergon tek te interesuarit me qellim kthimin ne menyre te ligjshme ne Greqi deri ne daten e skadimit te vertetimit te ri special. Ky vendim vlen nga data e hyrjes ne fuqi te vendimit te Ministrise se Mbrojtjes se Qytetarit 4-11-2009 ne lidhje me hyrjen dhe rihyrjen e shtetasve te vendeve te treta gjate periudhes kohore 15 Nentor 2009 deri me 31 Dhjetor 2010.
4 Tetor 2010