Arratiset nga policia i ndaluari
KAVAJE - Nje ngjarje e denje per skenar filmi, ka ndodhur gjate paradites se djeshme ne dhomat e paraburgimit te Komisariatit te Kavajes. Nje 30-vjecar i ndaluar dy dite me pare per kanosje ka mundur te arratiset ne prani te dhjetera policeve te sherbimit. Edmond Tafarici kerkoi te shkonte ne tualet dhe qe prej andej eshte ngjitur ne katin e dyte nga ku dhe eshte hedhur jashte ambienteve te komisariatit. Uniformat blu jane vene ne kerkim te 30-vjecarit, i cili ishte shoqeruar ne komisariat mbremjen e dy diteve me pare, pas nje sherri banal me nje bashkemoshatarin e tij. Burime te pakonfirmuara te policise u shprehen se, ai do te hetohej ne lidhje me kete sherr edhe per akuzen e kanosjes me arme. Dhe Sherbimi i Kontrollit te Brendshem ka filluar hetimet, pas dyshimeve per lidhje te mundshme te te arratisurit me punonjes te Komisariatit te Kavajes.
Vetem pak sekonda i kane mjaftuar 30-vjecarit Tafarici, qe te arratisej. Sapo polici i ka lejuar te kryeje nevojat personale, ai ka gjetur kohen dhe rastin qe te arratiset nga komisariati i policise, ku ishte derguar pas nje sherri te ndodhur ne qytetin e tij. 30-vjecari nga Kavaja i akuzuar per kanosje ka lene komisariatin duke u hedhur nga kati i dyte i nderteses. Arratisja ka ndodhur mesditen e djeshme ne Komisariatin e Policise se Kavajes dhe ka per protagonist 30-vjecarin Edmond Tafarici, lindur e banues ne kete qytet. Burime nga policia bene te ditur se, personi i arratisur nga mjediset e paraburgimit te Policise se Kavajes, ishte shoqeruar dy dite me pare. Ai ishte vene nen akuze pas nje sherri te ndodhur mes disa djemsh ne qytetin e tij. Paraprakisht mbi te rendonte akuza e "kanosjes per vdekje", por qe nga dje dhe ajo e arratisjes. Sic kane bere te ditur burime nga uniformat blu, i shoqeruari ka kerkuar te shkoje ne banje por duke perfituar nga mungesa e vemendjes, ka care neper korridore dhe ka dale ne porten kryesore duke vrapuar dhe u zhdukur ne drejtim te paditur.
Forca te shumta policore kane rrethuar zonen dhe jane ngritur postblloqe por ende nuk ka asnje gjurme te te zhdukurit. Nderkohe, burime zyrtare nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit, konfirmuan se kane nisur hetimet mbi ngjarjen dhe mundesine e implikimit te personave qe punojne ne komisariat. Nje ekip i SHKB, (Sherbimi i Kontrollit te Brendshem), nga Tirana i cili ka sekuestruar dosjen hetimore mbi Tafaricin si dhe po kryen investigim mbi dinamiken e ngjarjes qe nga shoqerimi dhe deri ne arratine dje ne mesdite. Gjate dites se djeshme jane marre ne pyetje efektivat e policise qe kane qene ne ato momente ne ambientet e brendshme te komisariatit. Gjithashtu te pyetur jane dhe oficeret qe do ta merrnin ate ne pyetje. Gjate dites se djeshme jane ngritur postblloqe te shumta me qellim arrestimin e tij, por deri ne oret e vona nuk ka pasur te reja. Ne kete operacion kane marre pjese dhe uniformat blu te kryeqytetit.
Arratisja e Petrit Cakrit
TIRANE - Arratisja e djeshme nuk eshte e vetmja e ndodhur gjate ketij viti. Petrit Cakri i cilesuar si deshmitar i vrasjes se ish-deputetit te Partise Demokratike, Azem Hajdari u arratis nga burgu i Shenkollit. Cakri ishte larguar per disa dite me leje nga qelia per te qendruar prane te afermve te tij por nuk u kthye ne qeli diten e caktuar nga drejtuesit e burgut. Ai i largua fillimisht nga burgu dhe me pas nga Shqiperia pasi pretendonte se ndaj tij nuk jane zbatuar ligjet dhe drejtesia. I arratisuri eshte deshmitari i vrasjes se deputetit te ndjere Azem Hajdari. Atij iu dha liria per pak dite per sjellje te mire por nuk u kthye me ne qeli. Policia e ka shpallur ne kerkim, pasi ai ka ende denim.