E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lohan: Lëvizja e lirë e mallrave, fillim i mirë drejt BE

Është zhvilluar sot takimi i grupit të punës Shqipëri- BE për progresin. Përfaqësuesi i KE-së në Tiranë, Helmut Lohan e quajti lëvizjen e lirë të mallrave si një fillim të mirë drejt plotësimit të standardeve për në BE. 

TIRANE- Është zhvilluar sot takimi i grupit të punës Shqipëri- BE për progresin. Në takim ka qenë i pranishëm edhe përfaqësuesi KE-së në Tiranë, Helmut Lohan. Në emër të qeverisë shqiptare ka qenë I pranishëm zv. Ministri i Integrimit Albert Gajo. Në takim është diskutuar për cështje që lidhen me tregtinë, industrinë, doganat dhe tatimet. Në fjalën e tij Lohan tha se në 1 prill do të hyjë në fuqi të plotë Marrëveshja e Asocim Stabilizimit mes Shqipërisë dhe BE-së. Përfaqësuesi i KE-së në Tiranë e quajti lëvizjen e lirë të mallrave si një fillim të mirë drejt plotësimit të standardeve për në BE.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›